E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e pronave nga 7501

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale nëpërmjet sekretarit Politik dhe Marrëdhënieve me Publikun, Artur Duçkallari, ka denoncuar deklaratat e kryeministrit Berisha lidhur me verifikimin e titujve të pronësisë, duke e cilësuar abuzive vendimin e krijimit të një komisioni kryeministror për këtë çështje. Duçkallari ka nënvizuar se “ Demokracia Sociale i cilëson abuzive dhe të pasinqerta deklaratat e Kryeministrit lidhur me verifikimin e titujve të pronësisë, nga një komision kryeministror. Berisha pranoi se ka dështuar në tre vite për zgjidhjen e çështjes së pronave, duke mos realizuar as kthimin fizik dhe as kompensimin financiar të ish-pronarëve. Duke ndërruar çdo gjashtë muaj drejtorët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Berisha dëshmon se ai vetë ndodhet në krye të mafias së tokave. Për ne aksioni antikushtetues i radhës për mosnjohjen dhe tjetërsimin e pronarëve të ligjshëm, po vazhdon katrahurën e pronësisë, të nisur në vitin 1992. Për të mbuluar dështimet e tij, tanimë Berishës s i ka mbetur gjë tjetër veç të mbajë ca fjalime demagogjike shtesë, sa për t u hedhur hi syve shqiptarëve dhe shtresës së ish-pronarëve. Me këtë manovër elektorale, Berisha pranon dështimin e tij të madh të radhës, atë të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronësisë, dhe po kërkon të kërcënojë hapur mijëra fshatarë, të cilët prej 17 vjetësh janë pronarë të ligjshëm të tokave të tyre. Ndërkohë që prisnin nga qeveria mbajtjen e premtimeve dhe përbetimeve të saj elektorale për mbështetje dhe reforma për zhvillimin e bujqësisë, Berisha, i babëzitur, i kërcënon me një proces të errët dhe dramatik, atë të heqjes së pronësisë mbi tokën. I bëjmë thirrje kryeministrit Berisha, të lërë çdo mjet presioni dhe të mos luajë me pronarët legjitimë dhe me titujt e tyre të pronësisë, por të lërë organet e drejtësisë për të zbardhur atje ku konstatohen probleme me pronat”, - ka përfunduar sekretari Politik i PDS.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›