Krimineli shqiptar “i shpëton” drejtësisë me azilin politik
03/02/2009 Selami Cokaj kërkohet për ekstradim, ka vrarë, grabitur dhe u arratis nga burgu
LONDER- Selami Cokaj, njëri nga 100 personat më të kërkuar nga Interpoli shqiptar, ka aplikuar pak kohë më parë në shtetin anglez për të marrë statusin e azilantit politik. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta prestigjioze “The Telegraph”, e cila pas një investigimi disamujor ka mundur të identifikojë emrin e killerit shqiptar në listën e personave azilkërkues në Angli. Mësohet se autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë ekstradimin e Selami Cokajt, por ky vendim në të gjitha kërkesat është penguar nga autoritetet e drejtësisë angleze. Argumentimi ka qenë se ai nuk është vërtet Selami Cokaj, ndërsa tani gjykata shprehet se pa mbaruar procesi i azilkërkuesit, ndaj tij trupi gjykues që shqyrton kërkesën e ekstradimit, nuk shprehet. I sipërcituari është dënuar në vendin tonë me 20 vjet burg, por gjatë vitit të trazirave 1997 ai ka mundur të arratiset nga burgjet shqiptare, duke u strehuar më pas me një emër të rremë në Angli. Tropojani Selami Cokaj akuzohet se në vitin 1994 ka vrarë një shtetas si dhe ka kryer disa herë grabitje me armë. Ndërkohë ky lajm vjen fill pas deklaratës së bujshme të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, i cili pohoi pak kohë më parë se autoritetet angleze strehojnë rreth 100 shqiptarë të kërkuar për vrasje.
Aplikimi për azil
Sipas kësaj gazete, Selami Cokaj ka mbërritur në Angli i maskuar si kosovar dhe tani kërkon azil. Nga informacionet e marra është mësuar se, i dyshuari si Cokaj, kishte punuar prej disa kohësh në një lavash makinash. Por personi në fjalë thotë se ai nuk është Selami Cokaj, i kërkuar edhe nga Interpoli, por është një person tjetër dhe tani i kanë ngatërruar identitetin. Cokaj, i cili përdor emrin Valtron Gashi nga Kosova, nuk mund të largohet pa një vendim të azilit ku ndodhet. Kur është kërkuar nga Interpoli shqiptar që ai të ekstradohet, ai papritur shkoi tek autoritet dhe kërkoi azil. Pëllumb Seferi, drejtori i Interpolit në kryeqytetin shqiptar Tiranë, thotë se, “Selami Cokaj është një prej personave më të kërkuar në Shqipëri sepse ka grabitur me armë, ka vrarë dhe është arratisur nga burgu në 1997-n”. Aktualisht Cokaj, banon në Mansfield të Londrës dhe është babai i katër fëmijëve.
Zylfie Haklaj dhe azili politik
SUEDI- Pak ditë më parë prokurorët suedezë kanë vendosur të mos ekstradojnë Zylfie dhe Hamdi Haklajn, edhe pse ata dyshohet se kanë kryer një sërë vrasjesh në Shqipëri. Arsyeja e këtij qëndrimi të prokurorëve suedezë është shqetësimi se jeta e tyre nuk është e sigurt në vendlindje. Motër e vëlla u izoluan në veri të Suedisë, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa gjykatat duhej të vendosnin nëse gruaja 45-vjeçare dhe vëllai i saj 70-vjeçar do të dërgoheshin në Shqipëri apo jo. Zylfie Haklaj, e cila u arrestua në prill, është dënuar më parë nga një gjykatë në Shqipëri me 25 vjet burg për një krim të kryer në vitin 2002, ku ekzekutoi dy burra në shenjë hakmarrjeje për vëllanë e vrarë. Kreu i Prokurorisë suedeze vendosi kundër ekstradimit të Zylfie Haklajt, duke u shprehur se Shqipëria nuk do të jetë e aftë të mbrojë të ashtuquajturën “Shota” e Haklajve nga një akt hakmarrës i pritshëm. Qeveria kishte marrë një vendim të ngjashëm më parë për vëllanë e Zylfie Haklajt, Hamdiun, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vrasje në Shqipëri.