E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen nuk dorëzohet për Anglinë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen nuk ka humbur shpresën e paraqitjes së sërishme për Anglinë dhe ende beson se mund të thyejë rekordin e golave për ekipin kombëtar.

Owen, 32 vjeç, ka vuajtur në sigurimin e paraqitjeve të vazhdueshme në Old Trafford, duke zhvilluar vetëm 79 minuta në Premierligë këtë sezon. Një kombinim i lëndimeve dhe përcaktimi i menaxherit Sir Alex Ferguson në inkuadrimin e sulmuesve të tjerë ka lënë Owenin në bankinë dhe me rol të përkohshëm për gjigantin nga Old Trafford.

Por, ai vazhdon të ëndërrojë se mund të luajë sërish me fanellën e Anglisë dhe të shtojë kuotën e 40 golave e të kalojë rekordin e Sir Bobby Charltonit prej 49.

“Jam krenar me atë që kam bërë për Anglinë. Sigurisht se rekordi i Sir Bobbyt është synim imi. Jam ende këtu”, deklaroi Owen për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›