E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni i Cyrihut ka edhe disa oferta të tjera

Menaxheri i tij Fekredin Xhemaili (prindi i Blerimit), ka thënë per Albania-Sport se Blerimi posa të kthehet nga përgatitjet e Dubait do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij të mëtutjeshme ..
Shkup, 19 janar – Për kapitenin e skuadrës së Cyrihut të Zvicrës, Blerim Xhemaili nuk janë të interesuara vetëm Boltoni dhe Juventusi, por në adresë të tij këtyre ditëve kanë mbërritur edhe disa oferta mjaftë serioze nga tri skuadra të Seria A të Italisë. Menaxheri i tij Fekredin Xhemaili (prindi i Blerimit), i ka thënë per Albania-Sport se Blerimi posa të kthehet nga përgatitjet e Dubait do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën e tij të mëtutjeshme.
"Me 31 janar të këtij muaji ai kthehet në Zvicër dhe do të vendos se ku do të shkojë. Boltoni dhe Juventusi kanë ofruar kushte shumë të mira, por janë edhe disa skuadra italiane që dëshirojnë ta shohin në radhët e tyre Xhemailin", u shpreh ai, duke shtuar se klubet që po interesohen për shërbimet e kapitenit të Cyrihut janë me renome në futbollin Italian dhe atë evropian.
"Edhe Xhemaili dëshiron që sa më shpejtë të përcaktohet për skuadrën e tij të re, sepse tani kur po afrohet kampionati zviceran, ai duhet të jetë i koncentruar në ndeshje e jot ë mendoj për transferimin e tij në ndonjë klub", ka thënë menaxheri i tij Fekredin Xhemaili.
Ndryshe, Blerim Xhemailit kontrata me skuadrën e Cyrihut i përfundon me 31 qershor të këtij viti dhe një është e sigurt se ai do ta braktisë klubin helvetik.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›