E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo: “Murinjo është numri 1”

Kristiano Ronaldo flet me adhurim për “Special One”. Ylli portugez i Real Madrid: “Murinjo është një prej trajnerëve më të mirë në botë”. Ronaldo deklaroi se ai synon të marrë fanellën me numrin 7 te Real Madrid pas ikjes së Raul Gonzales. Ylli portugez për “Marca”: “Raul do të jetë i kënaqur nëse unë do të marr numrin 7-të”. Mesfushori Sami Khedira është tashmë një lojtar i Real Madridi. Klubi gjerman i Shtutgardit bëri të ditur se lojtari i Kombëtares gjermane do të firmosë një kontratë pesë vjeçare, ndërkohë që kostoja e transferimit është 15 milionë euro. Khedira është lojtari i shtatë qjerman që do të luajë në radhët e Real Madrid pas Gynter Netzer, Paul Breitner, Bernd Shuster, Ulli Stielike, Bodo Illgner dhe Kristof Metzelder. Mesut Ozil ndodhet me pushime në Spanjë, në Mallorca, në Bahía de Palma. I pyetur nga “Marca” në lidhje me të ardhmen, mesfushori i Verder Bremen tha se për momentin nuk mund të flasë për Real Madrid. Por edhe një frazë kuptimplote: “Më tërheq Spanja”. Barcelona dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Spanjë të mesfushorit Sesc Fabregas. Andoni Zubizareta, i prezantuar si drejtori i ri sportiv i Barcelonës, deklaroi se puna e kryer nga paraardhësi i tij, Txiki Begiristain gjatë shtatë viteve të tij ka qenë e shkëlqyer.

ANGLI
Çesli ofroi 22 milionë euro për Gregori Van der Vil të Ajaksit A, i ndjekur në Itali edhe nga Juventus. Trajneri i Liverpulit, Roj Hodgson, vendosi të mos e shesë sulmuesin 21-vjeçar David Ngog, duke e pasur në grupin e lojtarëve edhe për sezonin e ri. Mbrojtësi Steven Caulker (18 vjeç) zgjati kontratën e tij deri në itin 2013 me Totenham. Mançester Junaitid huazoi te Sunderland (ish-skuadra e Lorik Canës) lojtarin e ri Uellbek. Trajneri Steve Bruce beson te shpërthimi i djaloshit në Premier League. Rangers Glasgou bleu mbrojtësin anglez Orr (27 vjeç) nga Bristol City. Mark Hughes është trajneri i ri i Fulham. Lajmin e dha klubi londinez i Premier League. Hughes ishte sezonin e kaluar trajner i Manchester City, ndërsa tani mori postin e Roj Hodgson, trajner aktual i Liverpulit.

GJERMANI
Pasi nënshkroi me Raul, Shalke 04 synon të marrë sulmuesin e Bajernit tw Munihut, Mario Gomez për ta çiftuar me spanjollin në sulm. Agjenti i Anatoli Tymoshuk tha se mesfushori nuk ka asnjë kontakt me Volfsburg të drejtuar nga Steve Meklaren. Trajneri Louis van Gaal hodhi poshtë të gjitha spekulimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Volfsburgut, Edin Dzeko te Bayern Munich. Kickers Offenbach firmosi me mesfushorin 25-vjeçar Christopher Lamprecht një kontratë një vjeçare.

ITALI
Rino Gatuzo, i konsiderua javët e fundit si një largim i sigurt, do të qëndrojë të Milani edhe për sezonin e ardhshëm, pas bisedimeve të mesfushorit kalabrez me drejtuesit kuqezinj. Numri 8 i Milanit do të jetë kapiteni i skuadrës në “Emirates Cup”, turne që do të zhvillohet në Londër e ku marrin pjesë përveç Milanit, edhe Arsenal, Sëlltiku dhe Lioni. Ronaldinjo është gati të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2014 me Milanion pas ndërhyrjes së sponsorit Fly Emirates. Ronaldinjo mund të përfitojë 5-6 milionë euro në vit. Roma bëri një ofertë prej 5 milionë euro për Nicolas Burdiso të Interit, por kampionët e Serie A kërkojnë 10 milionë euro. Juventus ka hyrë në garë për serbin Milos Krasic, duke i ofruar CSKA së Moskës 13 milionë euro për mesfushorin sulmues. Breshia firmosi me Eder nga Empoli për shumën e 4 milionë eurove. Udineze bëri të ditur se ka shitur Aleksandar Lukovic te Zenit Saint-Petersburg. Mbrojtësi i Kombëtares serbe, 27 vjeç, firmosi nj kontratë katër vjeçare me klubin rus. Pas tre viteve të kaluara me fanellën e Manchester City, mbrojtësi spanjoll Javier Garrido u transferua te Lacio në Itali.

FRANCE
Monako është në kërkim të përforcimeve të sulmit. Gazeta franceze “L'Equipe” bëri të ditur se Monako mendon për ndërkombëtarin kongolez Dieumerci Mbokani te Standard Liege. Paris Saint-German hodhi poshtë një ofertë prej 10 milionë euro nga Schalke 04 për sulmuesin Guillaume Hoarau. Lojtari i Udineze, ganezi Jonathan Mensah (20 vjeç), u huazua për një sezon te Grenade CF, kategoria e dytë në Spanjë.

ZVICER
Njëzet e pesë qepje rreth syve. Ky është fati i Patrie Morisod. Një shqiptar i pirë e goditi me një gotë në fytyrë ish-trajnerin e Zvicrës, i cili tentoi të ndante dy grupe që po ziheshin në një restorant. Lajmi jepet nga siti zviceran skionline.ch.

UEFA
UEFA konfirmoi se ka vendosur të nisë hetime në lidhje me këngët raciste të tifozëve të Rabotnickit të Maqedonisë kundër lojtarëve të Liverpool, me rastin e ndeshjeve të turitë të tretë të Europa League. Francezi David Ngog ishte edhe më i fyeri.

MEKSIKE
Ndërsa mediat argjentinase hodhën në treg hipotezën se Diego Armando Maradona mund të drejtojë Meksikën, federata e këtij vendi e hodhi poshtë. Meksika është në kërkim të një trajneri pas largimit të Javier Aguirre pas Kupës së Botës 2010.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 31 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›