Kristina Aguilera, mbretëresha e parodisë në “Burlesque”
Dita Von Tis tashmë ka një rivale të fortë në fushën e saj të preferuar: parodinë. Këngëtarja e njohur Kristina Agilera, po zhvillon bisedime për xhirimin e një filmi që do t’i kushtohet pikërisht kërcimit sensual. Titulli provizor i filmit është “Burlesque” dhe xhirimet duhet të nisin në janar të vitit 2010. Aguilera ka treguar se është e e përshtatshmja për këtë rol, pas performancës në videon “Lady Marmalade”, të kolonës zanore “Moulin Rogue”. “Është ende herët për të folur”- u shpreh skenaristi Stiven Antin, vëllai i Robin Antin, krijuesit të grupit “Pussycat Dolls”. Ndërkohë, lajmi se është pikërisht Kristina e përzgjedhura për këtë rol special u bë i ditur në internet, ku jepeshin prova se ajo do të kryesonte në këtë përzgjedhje. Në këtë film të fundit, dëshira e producentëve është pjesëmarrja e bukurosheve për të magjepsur në mënyrë të plotë publikun dhe për të krijuar një “fenomen” kinematografik të ngjashëm me “Moulin Rouge”. Nuk dihet nëse Dita Von Tis është e gatshme për të qënë pjesë e filmit “Burlesque”.
28 Prill 2009