"Kristopuli është dhunuar nga SHIK në Vain të Lezhës"
Shërbimi Informativ Kombëtar,
me në krye të
ndjerin Bashkim Gazidede,
ka dhunuar tre shtetas
në Vain të Lezhës. Deklarata
vjen nga Ilir Cenollari, pasuesi
i Gazidedes në SHIK, në Gjykatën
e Krimeve të Rënda, ku ishte thirrur
për të dëshmuar. Ish-drejtori i
komanduar, Cenollari, ka dëshmuar
para togave të zeza detaje
mbi shoqërimin e Ziso Kristopulit
në Vain të Lezhës. Cenollari tha
se strukturat e SHIK kishin marrë
kërkesë nga Presidenca për informacione
rreth shtetasit Kristopuli
dhe nga ku më pas ishte shoqëruar
në Lezhë për verifikim. Gjatë
dëshmisë së tij, Cenollari tha se
gjatë viteve ‘98-‘99 kishte kontaktuar
rastësisht me Ziso Kristopulin
në ambientet e SHIK-ut, pasi ky
i fundit kërkonte të bënte kallëzim
për keqtrajtim nga strukturat e
Shërbimit Informativ. Ish-drejtori
i komanduar dëshmoi se në lidhje
me ngjarjen ishin bërë verifikimet
e nevojshme në terren dhe deklarimet
e Ziso Kristopulit rezultonin
të vërteta mbi ambientet e
ndodhura në Lezhë.
Dëshmia
"Me Ziso Kristopulin jam njohur
rastësisht. Ka ardhur çështja
nga punonjësit tanë, ka bërë një
ankesë në të cilën thuhej se ishte
ushtruar dhunë nga ish-punonjësit
e Shërbimit Informativ para
vitit 1997. Për këtë procedurë janë
njoftuar instancat e larta të shtetit",
filloi dëshminë ish-drejtori i
komanduar i SHIK-ut. Sipas tij,
Ziso Kristopuli i kishte ardhur në
zyrë nëpërmjet punonjësve të
Shërbimit Informativ të Sarandës,
shoqërisht, ku dhe është pyetur e
marrë informacion. "Ne kemi bërë
përpjekje dhe na është kërkuar
informacion nga Presidenca e Republikës.
Kam mbledhur të dhëna
për këtë çështje dhe në rrugë
zyrtare kam dhënë shpjegime.
Shtetasi është marrë, dhe pasi
është shoqëruar nga drejtori i
SHIK-ut Sarandë, Metlut Vatraku,
së bashku dhe me mua kemi shkuar
në Lezhë, atje ku kemi pasur
ne shtëpinë, ka qenë e shkatërruar.
Aty Ziso Kristopuli më ka pohuar
që e kishin sjellë në këtë vend",
ka vijuar Cenollari, duke shtuar se
vendi në të cilin ishte dërguar
Kristopuli quhej Kune. Kristopuli
e kishte vënë në dijeni se punonjësit
e SHIK-ut të asaj kohe e kishin
marrë dhe kishin përdorur
dhunë ndaj tij. Dëshmitari ka
treguar se gjithçka është e dokumentuar,
madje kishin mbajtur
një deklaratë për Kristopulin. Mësohet
se gjatë kësaj kohe nuk ishte
përmendur asnjë emër se kush
mund të qenë personat të cilët e
kishin shoqëruar Ziso Kristopulin.
Dëshmitari ka mbyllur dëshminë
e tij duke thënë se nuk e njihte të
pandehurin Avni Koldashi.
Seanca
Në seancën e djeshme gjyqësore,
dëshmitari i dytë i thirrur nga
ana e Prokurorisë së Krimeve të
Rënda për të dhënë deklarime ishte
Aziz Tërsia, ish-punonjës në
SHIK. Ai ka shpjeguar vetëm faktin
që targat që ata përdornin ishin
private. Ndërkohë, prokurori
Xhevat Hana ka lexuar dje deklarimet
e dhëna të shtetasit Maksim
Kroi para oficerëve të policisë
gjyqësore, i cili dëshmonte se kishte
qenë punëtor në pularinë e shtetasit
Ziso Kristopuli. Sipas tij,
ditën që Ziso ishte rrëmbyer, ai ishte
vënë në dijeni nga bashkëshortja
e tij, ndërsa shpjegonte se më
pas nuk ishte takuar më me atë.
Kristopuli: SHIK-u më shkatërroi jetën
Ziso Kristopuli është një nga të
rrëmbyerit e SHIK-ut në vitin 1995.
Arsyet e kësaj ai nuk i kupton dhe
për këtë kërkon shpjegime. Kristopuli jeton
në Sarandë dhe ajo ngjarje e 13 viteve
të shkuara e ka goditur
rëndë. "Unë kam pasur një
biznes të mirë. Kam pasur
një pulari, një serë diellore,
një lokal buzë detit. Dhe
nuk desha të merresha me
politikën e madhe, desha
të merresha me politikën e
vogël. Ku më gjetën mua
nga Maqedonia në Sarandë?
Kush isha unë? Cili
isha unë që mund të arrija
të përmbysja pushtetin e
Berishës? Cili isha unë që
mora vulën nga Serbia
dhe vulosa tërë fletët e referendumit
të Jugut që
humbi Kushtetutën e vitit
1994? Nuk e imagjinoj dot veten dhe nga
këto dua të çlirohem. Nga këto duhet të
heq ankthin. Kam duruar shumë gjëra.
Kam humbur pasurinë time. Kam humbur
familjen time. Kështu që dua të mësoj
të vërtetën", është shprehur Kristopuli,
pas dërgimit të dosjes nga prokuroria
në gjykatë.
me në krye të
ndjerin Bashkim Gazidede,
ka dhunuar tre shtetas
në Vain të Lezhës. Deklarata
vjen nga Ilir Cenollari, pasuesi
i Gazidedes në SHIK, në Gjykatën
e Krimeve të Rënda, ku ishte thirrur
për të dëshmuar. Ish-drejtori i
komanduar, Cenollari, ka dëshmuar
para togave të zeza detaje
mbi shoqërimin e Ziso Kristopulit
në Vain të Lezhës. Cenollari tha
se strukturat e SHIK kishin marrë
kërkesë nga Presidenca për informacione
rreth shtetasit Kristopuli
dhe nga ku më pas ishte shoqëruar
në Lezhë për verifikim. Gjatë
dëshmisë së tij, Cenollari tha se
gjatë viteve ‘98-‘99 kishte kontaktuar
rastësisht me Ziso Kristopulin
në ambientet e SHIK-ut, pasi ky
i fundit kërkonte të bënte kallëzim
për keqtrajtim nga strukturat e
Shërbimit Informativ. Ish-drejtori
i komanduar dëshmoi se në lidhje
me ngjarjen ishin bërë verifikimet
e nevojshme në terren dhe deklarimet
e Ziso Kristopulit rezultonin
të vërteta mbi ambientet e
ndodhura në Lezhë.
Dëshmia
"Me Ziso Kristopulin jam njohur
rastësisht. Ka ardhur çështja
nga punonjësit tanë, ka bërë një
ankesë në të cilën thuhej se ishte
ushtruar dhunë nga ish-punonjësit
e Shërbimit Informativ para
vitit 1997. Për këtë procedurë janë
njoftuar instancat e larta të shtetit",
filloi dëshminë ish-drejtori i
komanduar i SHIK-ut. Sipas tij,
Ziso Kristopuli i kishte ardhur në
zyrë nëpërmjet punonjësve të
Shërbimit Informativ të Sarandës,
shoqërisht, ku dhe është pyetur e
marrë informacion. "Ne kemi bërë
përpjekje dhe na është kërkuar
informacion nga Presidenca e Republikës.
Kam mbledhur të dhëna
për këtë çështje dhe në rrugë
zyrtare kam dhënë shpjegime.
Shtetasi është marrë, dhe pasi
është shoqëruar nga drejtori i
SHIK-ut Sarandë, Metlut Vatraku,
së bashku dhe me mua kemi shkuar
në Lezhë, atje ku kemi pasur
ne shtëpinë, ka qenë e shkatërruar.
Aty Ziso Kristopuli më ka pohuar
që e kishin sjellë në këtë vend",
ka vijuar Cenollari, duke shtuar se
vendi në të cilin ishte dërguar
Kristopuli quhej Kune. Kristopuli
e kishte vënë në dijeni se punonjësit
e SHIK-ut të asaj kohe e kishin
marrë dhe kishin përdorur
dhunë ndaj tij. Dëshmitari ka
treguar se gjithçka është e dokumentuar,
madje kishin mbajtur
një deklaratë për Kristopulin. Mësohet
se gjatë kësaj kohe nuk ishte
përmendur asnjë emër se kush
mund të qenë personat të cilët e
kishin shoqëruar Ziso Kristopulin.
Dëshmitari ka mbyllur dëshminë
e tij duke thënë se nuk e njihte të
pandehurin Avni Koldashi.
Seanca
Në seancën e djeshme gjyqësore,
dëshmitari i dytë i thirrur nga
ana e Prokurorisë së Krimeve të
Rënda për të dhënë deklarime ishte
Aziz Tërsia, ish-punonjës në
SHIK. Ai ka shpjeguar vetëm faktin
që targat që ata përdornin ishin
private. Ndërkohë, prokurori
Xhevat Hana ka lexuar dje deklarimet
e dhëna të shtetasit Maksim
Kroi para oficerëve të policisë
gjyqësore, i cili dëshmonte se kishte
qenë punëtor në pularinë e shtetasit
Ziso Kristopuli. Sipas tij,
ditën që Ziso ishte rrëmbyer, ai ishte
vënë në dijeni nga bashkëshortja
e tij, ndërsa shpjegonte se më
pas nuk ishte takuar më me atë.
Kristopuli: SHIK-u më shkatërroi jetën
Ziso Kristopuli është një nga të
rrëmbyerit e SHIK-ut në vitin 1995.
Arsyet e kësaj ai nuk i kupton dhe
për këtë kërkon shpjegime. Kristopuli jeton
në Sarandë dhe ajo ngjarje e 13 viteve
të shkuara e ka goditur
rëndë. "Unë kam pasur një
biznes të mirë. Kam pasur
një pulari, një serë diellore,
një lokal buzë detit. Dhe
nuk desha të merresha me
politikën e madhe, desha
të merresha me politikën e
vogël. Ku më gjetën mua
nga Maqedonia në Sarandë?
Kush isha unë? Cili
isha unë që mund të arrija
të përmbysja pushtetin e
Berishës? Cili isha unë që
mora vulën nga Serbia
dhe vulosa tërë fletët e referendumit
të Jugut që
humbi Kushtetutën e vitit
1994? Nuk e imagjinoj dot veten dhe nga
këto dua të çlirohem. Nga këto duhet të
heq ankthin. Kam duruar shumë gjëra.
Kam humbur pasurinë time. Kam humbur
familjen time. Kështu që dua të mësoj
të vërtetën", është shprehur Kristopuli,
pas dërgimit të dosjes nga prokuroria
në gjykatë.