Ministri britanik: Do t‘i kapim të kërkuarit shqiptarë
Britania do të bëjë të pamundurën
për ekstradimin
e personave të kërkuar
nga policia shqiptare. Garancia
u dha nga ministri i Shtetit për
Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet
e Brendshme të Mbretërisë së
Bashkuar, z. Vernon Coaker, pas
takimit që pati dje me drejtorin e
përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
Ahmet Prençi. Ai dha dhe një mesazh
të qartë për Policinë e Shtetit në këto
pragzgjedhje. Coaker u shpreh gjatë
takimit në Tiranë, se "jo të gjithë shqiptarët
që jetojnë në Britani janë
kriminelë. Por, nga ana jonë ne jemi
të gatshëm për arrestimin e personave
të kërkuar nga ana juaj dhe
mirëpresim çdo lloj informacioni që
mund të keni për shtetasit e kërkuar.
Ju premtoj se do të bëj të pamundurën
për t‘i ekstraduar të kërkuarit
për në vendin tuaj". Kjo deklaratë u
dha pasi kreu i policisë shqiptare ka
rikujtuar edhe një herë këtë çështje.
Për sa i përket bashkëpunimit
për arrestimin dhe më pas ekstradimin
e personave të kërkuar nga
drejtësia shqiptare, por që jetojnë
në Britani, drejtori i përgjithshëm i
Policisë së Shtetit u shpreh se "fatkeqësisht
në Britaninë e Madhe
jetojnë disa shtetas shqiptarë të
kërkuar nga ana jonë për disa vepra
penale. Me policinë kemi pasur
bashkëpunim të shkëlqyer,
por në disa raste, nga ana e gjykatave
është refuzuar ekstradimi i
tyre drejt vendit tonë. Ne jemi të
hapur për shkëmbim informacioni,
me qëllim ekstradimin e tyre
drejt vendit tonë", u shpreh Prençi.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm
i Policisë së Shtetit falënderoi
ministrin Coaker për bashkëpunimin
e deritanishëm ndërmjet dy
policive. Sipas Prençit, Policia e
Shtetit është e vendosur për të
vazhduar më tej bashkëpunimin
me policinë angleze, kryesisht në
luftën kundër krimit të organizuar,
trafiqeve të qenieve njerëzore, arrestimin
e personave të kërkuar në
fushën e trajnimeve të oficerëve të
policisë shqiptare etj. Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
bëri një ekspoze të shkurtër të reformës
legjislative dhe organizative
që po i nënshtrohet Policia e
Shtetit. "Bashkëpunimi Policor
deri tani me homologët britanikë
është në nivele shumë të mira.
Vlerësoj me nota maksimale ndihmën
që na ka ofruar dhe ofron policia
juaj në fusha të ndryshme. Ne
ju garantojmë seriozitet dhe besnikëri
në misionin tonë të përbashkët,
në luftën kudër krimit në
përgjithësi dhe në veçanti kundër
terrorizmit, krimit të organizuar,
trafikut të paligjshëm ndërkufitar
etj.", u shpreh Prençi. Më tej, ai tha
se ndihma që ka dhënë dhe jep
Mbretëria e Bashkuar ndihet çdo
ditë me praninë e ekspertëve të saj
pranë Policisë së Shtetit, si dhe me
projektet që po implementohen
falë kësaj ndihme. "Në 10 vitet e
fundit, nga qeveria britanike janë
investuar për policisë shqiptare
rreth 4 milionë euro, të cilat janë
bërë në fusha delikate dhe të
rëndësishme, si në policinë shkencore,
në trupën e operacioneve speciale
etj.", tha Prençi. Gjithashtu,
drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Shtetit nënvizoi faktin se intensifikimi
i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi
do t‘i shërbente policisë
shqiptare për rritjen akoma më
shumë të aftësive profesionale.
Ndërkohë, që nga ana e tij, ministri
i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë
dhe Çështjet e Brendshme të
Mbretërisë së Bashkuar, Vernon
Coaker, pasi vlerësoi punën e bërë
nga Policia e Shtetit, garantoi Drejtorin
e Përgjithshëm të Policisë për
asistencë të vazhdueshme. "Shumë
e rëndësishme në punën e policisë
është ndarja e saj nga politika.
Gjithmonë policia duhet të jetë e
pavarur dhe të bëjë punën e saj",
deklaroi Vernon Coaker.
Nishani, Coaker-it: Ja si e kemi luftuar krimin
Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar është pritur
edhe nga ministri Nishani, ku janë njohur me punën
e njëri-tjetrit dhe kanë shprehur frymën bashkëpunuese
mes dy vendeve. Fillimisht, ministri i Brendshëm,
Bujar Nishani, e njohu ministrin
Coaker me disa nga arritjet kryesore
të Shqipërisë në luftën
kundër krimit të organizuar,
trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit,
forcimin e sigurisë në
vend dhe kontributin e vazhdueshëm
për sigurinë dhe bashkëpunimin
rajonal. Ministri i
Brendshëm nënvizoi si tregues
kryesor të këtyre arritjeve
goditjen gjatë tre vitev të fundit
të rreth 300 grupeve të krimit të
organizuar dhe vënien para
drejtësisë të afro 1000 anëtarëve
të këtyre grupeve. "Gatë kësaj
kohe, falë bashkëpunimit me
agjencitë e zbatimit të ligjit në
vendet perëndimore, me Europol-
in dhe Interpol-in, janë ekstraduar
dhe vënë para drejtësisë rreth 250 persona", tha Nishani.
Gjithashtu, duke vlerësuar rritjen e profesionalizimit të
Policisë së Shtetit dhe luftën me tolerancë zero kundër të gjitha
veprimtarive kriminale, Nishani evidentoi faktin se gjatë kësaj
kohe nuk ka pasur asnjë humbje jete në radhët e policisë,
përkundrejt 180 punonjësve të policisë që kanë humbur jetën
gjatë viteve 1997-2005. Nishani e njohu Coaker edhe me rezultatet
e luftës kundër të gjitha trafiqeve të paligjshme, menaxhimin
e integruar të kufirit dhe thellimin e bashkëpunimit
ndërkufitar me vendet fqinje. Ministri i Shtetit i Mbretërisë së
Bashkuar për Policinë, Krimin dhe Sigurinë, shprehu kënaqësinë
për progresin dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër veprimtarive
kriminale, e po ashtu për bashkëpunimin e deritashëm
mes strukturave policore shqiptare dhe britanike. "Ne
nxisim bashkëpunimin rajonal dhe vlerësojmë rolin e kontributin
e Shqipërisë në këtë drejtim. Dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin
dhe të ndihmojmë në luftën e përpjekjet tuaja
kundër të gjitha veprimtarive kriminale dhe trafiqeve të
paligjshme. Progresi juaj, i cili është i dukshëm, i shërben dhe
është një tregues pozitiv për rajonin, Bashkimin Evropian dhe
Mbretërinë e Bashkuar", u shpreh ministri Coaker.