Kriteret e BE, Lëvizja Nano: Mazhoranca përgjegjëse për vonesat
Pas disa ditë pushimesh Lëvizja Nanon për Fitoren e Socialistëve i është rikthyer deklaratave publike, këtë herë duke shënjestruar përvevse lidfershipit socialist dhe mazhorancën qeverisëse. Deklarata me email e përsjellë nga ish kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste në emër të Fatos Nanos fajëson mazhorancën për mos plotësimin e 12 kriteve që do të bënin të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
“Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve veren me shqetesim papergjegjshmerine dhe shperfilljen qe i ben Koalicioni Qeverises permbushjes se 12 kritereve te BE per te bere te mundur qe vendi yne te mare Statusin e Kandidatit ne Tetorin qe vjen.Detyrat dhe reformat e integrimit nuk jane sfida te vetem disa partive, kryetareve te partive apo ministrave te qeverise, por jane e gjithe aktoreve e faktoreve politike. Qeveria se bashku me Opoziten duhet te permbyllim domosdoshmerisht brenda afatit dhe me pergjegjshmeri te larte reformen parlamentare dhe reformen elektorale ne menyre qe ne vitin 2013 te kemi me ne fund zgjedhje te lira, te ndershme, te pakontestuara” thuhet në deklaratë.
Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka komentuar edhe ndrysimet e fundit të propozura nga LSI në qeverinë Berisha.
“Por ndryshimet e fundit ne Qeveri te nismmuara nga LSI deshmojne pikerisht te kunderten.Qeveria vertet ndertohet nga numrat ne Kuvend dhe marreveshjet e Partive Politike pjesemarrese ne Koalicion, por nuk mund te tolerohet ne asnje rast mendesia e privatizimit dhe partiakizimit te Qeverise dhe posteve Ministrore te cilat u perkasin shqiptareve. Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve shpreh vendosmerine per ta konkuruar kete klase politike deshtake e ndryshuar kete kulture, mendesi e sjellje te gabuar, demtuese dhe ndeshkuese per shqiptaret” thuhet më tej në deklaratë.