E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, Flamur Noka ministër i Brendshëm

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha propozon emrin e Flamur Nokes per minister te Brendshem, ne vend te Bujar Nishanit tashme i zgjedhur si presidenti i ri i vendit.

Me kete emer dhe me ndryshimet e deklaruara nje dite me pare nga kreu i LSi-se, Ilir Meta, Berisha mbyll ndryshimet ne kabinetin e vet qeveritar dhe ia percjell propozimet presidentit Bamir Topi per dekretim.

Propozimet per ndryshimet ne qeveri

Në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot  Presidentit të Republikës zotit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar:

1.  Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti n렠detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme;

2.  Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë;

3.  Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga  detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit  dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës;

4.  Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ne nje deklarate per shtyp te kryeministrise, theksohet se Berisha falenderoi përzemërsisht zotin Nasip Naco dhe zotin Petrit Vasili për bashkëpunimin e ngushtë dhe luajal që kanë patur gjatë qëndrimit në detyrat, respektivisht, si Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe si Ministër i Shëndetësisë, për kontributin e tyre të rëndësishëm në promovimin e këtyre fushave si dhe në realizimin e reformave të rëndësishme në këto fusha jetike të vendit.

Zoti Naco dhe zoti Vasili nga ana e tyre falenderuan Kryeministrin Berisha për të gjithë bashkëpunimin që kanë patur me të gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre dhe e garantuan se ata do të vazhdojnë këtë bashkëpunim në interesin më të mirë të mazhorancës dhe vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›