E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria Kombëtare, PS kërkon komision hetimor

Socialistët deklarojnë se do të kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare per të hedhur dritë mbi Lotarinë Kombëtare, koncesionin për prodhimin e pullave të akcizës si dhe bllokimin e tenderit për linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një prononcim për mediat, deputeti Samir Tahiri akuzoi qeverinë për shkelje të kritereve në përzgjedhjen e kompanisë fituese për tenderin e Lotarisë Kombëtare.

“Grupi parlamentar i PS do angazhohet me të gjithë instrumentat që njeh rregullorja, duke përfshirë edhe komisionin hetimor. Do të angazhohemi për të hetuar në rrugë parlamentare edhe cështjen e konjeksionit dhe koncesionin për prodhimin e pullave të akcizës.Jemi të angazhuar të ndryshojmë ligjin që ti kthejmë Lotarinë Kombëtare qytetarëve shqiptarë” tha ai.
Ndërsa vetë kreu i PS-se, Edi Rama në një reagim në rrjetin social Tëitter ka akuzuar të shtunën kryeministrin Sali Berisha se po grabit të drejten publike të Lotarisë Kombëtare për llogari të klientelës së vet.

“Është një shembull kriminalizimi i pacak i vendimmarrjes qeveritare! Ne do ta zhbëjmë këtë pushtet gangrenë dhe do çkriminalizojmë ekonominë. Lotaria Kombëtare do t`i kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare.
ministri Bode “krenohet se shteti do marrë 10%, kudo tjetër shteti merr mbi 80% për financimin e artit, sportit, kulturës apo politikave sociale!” ka deklaruar Rama.

Pas këtyre akzuave në drejtim të ministrit Ridvan Bode ka ardhur reagimi i Ministrisë së Financave, e cila në një njoftim për shtyp sqaron se Operatori qe do te licensohet per llotari kombetare ; do ti ktheje publikut te pakten 50% te xhiros se tij bruto ne formen e cmimeve.

“E ftojme kryetarin e opozites qe te beje dhe njehere llogarite per te pare nese do jete publiku dhe buxheti i shtetit që do të marrin thuajse 90% te te ardhurave apo kompania.
Ne fakt, ne nuk kemi asnje dyshim qe opozita di ta lexoje ligjin, por dyshonim qe do te arrinte deri aty sa per interesat e saj teresisht klienteliste te dilte publikisht te mashtronte shqiptaret edhe pse ligji thote krejt te kunderten”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave edhe njehere siguron opinionin publik se ky proces eshte zhvilluar dhe do te perfundoje ne menyre krejtesisht transparente; me asistencen e eksperteve te rekomanduar nga Organizata e Llotarive Shteterore Europiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›