E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Keqardhje për Arvizunë, të na pyeste ne para se të fliste

Share

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i është përgjigjur ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, me një intervistë dhënë për GSH. Me fodullëkën e zakonshëm, Ristani ka sulmuar shoqërinë civile dhe ka deklaruar se i vjen keq për ambasadorin Arvizu, i cili duhej ta pyeste Ristanin para se të fliste. Ristani tha se ata janë brenda afateve ligjore për të dhënë një përgjigje për referendumin. Por ai shtoi se firmat e mbledhura janë të falsifikuara.

Gjej rastin të përshëndes nismën e ambasadorit amerikan, Arvizu dhe ambasadës amerikane për të ndihmuar dhe përkrahur shoqërinë civile sepse është e vërtetë që shoqëria civile ka ardhur duke u rrudhur në vitet që jetojmë. Ndaj është për të punuar që të shmanget egoja që shfaqet herë pas here tek shoqëria civile, goja e konfliktit politik.

Më vjen keq që mesa duket edhe për shkak të një informacioni të paplotë është shtruar një pyetje nga ambasadori amerikan në aktivitetin e organizuar: Pse KQZ po vonon përgjigjen? Por siç u shpreha, nuk jemi duke vonuar përgjigjen. Jemi brenda afateve ligjore dhe në zbatim të plotë të ligjit dhe në të drejtën tonë për këtë çështje. Do të ishte e mira që sigurisht të merrej një informacion edhe nga KQZ përpara se të kishte prononcime për çështje të tilla, tha Ristani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›