Një agronom tek Ministria e Jashtme dhe një i diplomuar për gjuhë të huaj, tek Ekonomia!
Ilir Meta ka vendosur që të ndryshojë të tre ministrat e tij ditën e djeshme. Përveç faktit që pavarësisht sukseseve apo dështimeve, LSI nuk i lëshon tre ministritë që ka marrë që në fillim, ajo që bën përshtypje është fakti se ai ka çuar ministra njerëz që nuk kanë lidhje me detyrën që do të kryejnë. Edmond Panariti, që do të shkojë tek Ministria e Jashtme është thjesht një agronom. Pra, një njeri që ka mbaruar studimet për bujqësi, do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare. Paraardhësi i tij ndërkohë tek Ministria e Jashtme, Edmond Haxhinasto, edhe pse ka mbaruar studimet për gjuhë të huaj, është emëruar ministër Ekonomie. Kjo është denoncuar edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe, që i cilëson si skandaloze këto lëvizje.
Edmond Haxhinasto do të jetë ministër i Ekonomisë kombëtare!!!!! Haxhinasto i diplomuar në gjuhe të huaj as di dhe as kupton fare, fare nga ekonomia!
Mu ne mes të krizës ekonomike ky akt është i papërgjegjshëm dhe një tallje banale me hallet e shqiptarëve!!!
Edmond Panariti do të jetë ministër i Punëve të Jashtme! Panariti është agronom i lartë dhe gjithë jetën e tij ka punuar vetëm në fushën e bujqësisë! Së fundi ai ishte nënkryetar i Lulëzim Bashës për pastërtinë e gjizës, djathit, domateve dhe cilësinë e mishit në Tiranë!!!!!
Mu në mes të një krize të rëndë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ardhur nga refuzimi i pritshëm prej BE i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë edhe ky akt është i papërgjegjshëm dhe paralajmëron një izolim klasik!!!
Vangjeli Tavo do të jetë ministër i Shëndetësisë! Tavo, i diplomuar si mjek gjinekolog vijon të ushtrojë këtë profesion si mjek dhe pedagog. Me Kuvendin ska ndonjë lidhje. Në qeveri e dërgojnë për të paguar shërbimet e tij!
Ky është degradimi më i madh që ka pësuar qeveria e Berishës në 7 vitet e fundit.
Si u tha:
Vepro tani, shprehet Braçe.
