E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kriteret e PD-së nuk i plotëson as Berisha”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Skënder Gjinushi, kundërshton kriteret e vendosura nga Partia Demokratike për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjinushi i konsideron ato si provokative dhe thjesht si një përpjekje për të kontrolluar Bamir Topin. “Kriteret që propozon PD nuk i plotëson as kryeministri Sali Berisha. Kriteret e propozuara nga PD janë një përpjekje për të kontrolluar Topin”, - tha Gjinushi. Kreu i PSD-së vlerëson nismën e Kreut të Shtetit për t u konsultuar para se të zgjedhë emrat e rinj duke pohuar se kjo është rruga e drejtë dhe ligjore. Ai thekson më tej se kriteret e vetme që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë janë profesionalizmi dhe paanësia ndaj politikës. “Mënyra e konsultimit është më se e mjaftueshme për të arritur në kandidatura të përshtatshme. Ata duhet të plotësojnë vetëm dy gjëra: profesionalizëm sa më të lartë dhe paanshmëri në debatin politik”, - përfundoi ai.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›