Bajern, jo ofertës së Realit për Riberinë
Sikurse është bërë e ditur nga shtypi spanjoll i ditës së djeshme, skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut e ka refuzuar ofertën rekord prej 38 milionë eurosh të bërë nga Reali i Madridit për futbollistin e njohur francez, Frank Riberi. Ky i fundit është një objektiv real i skuadrës madrilene, e cila tashmë është në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri, i cili do ta drejtojë për katër edicionet e ardhshme. Prapa këtij refuzimit duket se fshihet rikthimi i Barcelonës në kërkim të yllit francez.