E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uemblli: Katastrofë, revoltohen lojtarët

E ka nisur Sër Aleks Ferguson, duke shpjeguar se ka lënë jashtë gjysmëfinales se FA Cup kundër Vertonit lojtarët më mirë, sepse kishte frikë se mund të dëmtoheshin për shkak të kushteve të këqija të fushës. Më pas ishte Arsen Venger, ai që ka pohuar se, "askush nuk dëshiron të luajë në atë fushë". Dhe kjo fushë është as më pak dhe as më shumë se stadiumi i ri Uemblli, impianti për të cilën federata angleze ka shpenzuar 900 milionë euro. Të revoltuar shprehen edhe lojtarët, të cilët ankohen për problemet që ju sjell fusha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›