Kaka : Dua të arrij shumë trofe me Milanin
Kaka dhe Milan, martesa vazhdon. Mesfushori brazilian thotë, edhe një herë tjetër, se nuk dëshiron të shkojë te Reali i Madridit apo Mançester Siti: "Kam thënë jo, sepse dua të arrij trofe të tjerë me Milanin, shkruan gazeta hungareze ‘Nemzeti Sport‘. Kam marrë shumë nga ky klub dhe është e drejtë të qëndroj këtu. Është e vështirë të flasësh për një të ardhme të sigurt në futboll, por unë i referohem vetëm të tanishmes. Dhe e tashmja është një skuadër që më pëlqen shumë, në të cilën mundet të qëndroj edhe për shumë kohë".