Dunga: Diego është gati për Serinë A
Trajneri i përfaqësueses braziliane, Karlos Dunga, beson se fantazisti i Verder Bremenit, Diego, është i gatshëm të provojë aventurën në Serinë A. E ardhmja e mesfushorit është lidhur vazhdimisht me Juventusin, që kërkon të përforcohet për sezonin e ardhshëm. Por, tashmë, Diego ka edhe mbështetjen e trajnerit "seleçao" për të zbarkuar në Itali. "Mendoj se lojtari do t‘i shërbente si Juventusit ashtu edhe Interit. Diego është një kampion i vërtetë dhe zotëron shumë kualitet teknik".