E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: “Ska hetim pa hapur kutitë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli u shpreh dje se Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për hapjen e kutive. Ajo tha se PS-ja i qëndron besnike kauzës së 28 Qershorit. “Partia Socialiste i qëndron besnike kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 Qershorit. Kjo transparencë mund të arrihet thjesht e vetëm përmes një hetimi të plotë e të hollësishëm të procesit zgjedhor, pjesë e domosdoshme e të cilit duhet të jetë hapja e kutive të votimit dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore që gjenden aty”, - u shpreh Kodheli. Sipas saj, nuk mund të këtë hetim pa hapjen e kutive. Në këtë mënyrë ajo u shpreh se nuk mund të ketë dhe zgjidhje të krizës, në rast se Partisë Socialiste i mohohet kjo e drejtë. “Siç kanë theksuar disa herë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as qeveria dhe sidomos as Sali Berisha, nuk ka pse të kenë frikë nga hapja e kutive. Mbi të gjitha, nëse ata janë të bindur për standardet e zgjedhjeve, Berisha duhet të ishte i pari që të pranonte hapjen e kutive, si garanci për transparencën e zgjedhjeve. Kjo është e mundur, ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Mjafton që Sali Berishës ti dalë frika nga hapja e kutive”,- përfundoi ligjvënësja socialiste.

Ky lajm është publikuar: 25/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›