Shalsi: “Ligji i SHISH të diskutohet me PS-në”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste ka deklaruar dje se Qeveria duhet të diskutojë me opozitën dhe shoqërinë civile ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar. Deputeti Eduard Shalsi pohoi dje se legjitimiteti demokratik i një qeverie nuk buron thjesht dhe vetëm nga data e zgjedhjeve, por provohet dita-ditës me mënyrën se si përballon sfidat e zhvillimit dhe me mënyrat se si zgjidh situatat problematike të reja dhe të papritura që dalin. “Pamë këto ditë një tjetër Sali Berishë, që përpara delegacionit të lartë të Këshillit të Evropës kishte nxjerrë nga sirtarët maskën e njeriut të moderuar dhe tolerant, gjë që ai e bën sa herë ndodhet në situata të vështira që i ka shkaktuar vetë. Nga njëra anë deklaron me fjalë se është i gatshëm të dialogojë me opozitën për interesat madhore të Shqipërisë nga ana tjetër me vepra demonstron katërçipërisht se ai nuk mund të kontrollojë instinktet e tij antidemokratike dhe as që ka ndërmend të heqë dorë nga ambiciet e tij antikushtetuese për të gjunjëzuar dhe vënë nën kontroll të gjitha pushtetet dhe institucionet e pavarura”, - tha Shalsi. Sipas tij, faktet treguan se në mënyrë të fshehtë Komisioni i Ligjeve miratoi ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. “Provuam me fakte se si në një mbledhje të mbyllur dhe tinëzare kukullat e Komisionit Parlamentar të Ligjeve miratuan projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror që dëshmon edhe një herë kokëfortësinë e mbrapshtë të Sali Berishës për ta shndërruar këtë shërbim nga një institucion të pavarur në një vegël në duart e tij. Ky njeri ka dhënë prova të qarta dhe të mjaftueshme se nuk niset nga nevojat e interesit të përbashkët dhe publik, dhe ndaj nuk e ka parë dhe nuk e sheh Shërbimin Informativ si një institucion të pavarur në shërbim të interesave vitale kombëtare”, - tha ai. Shalsi shtoi se Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë me çdo mjet demokratik institucionet e pavarura ndaj dhe e paralajmëron Sali Berishën të heqë dorë nga skenari satanik i uzurpimit të Shërbimit Informativ Shtetëror duke i rikërkuar vendosmërisht që këtë ligj të rëndësishëm ta bëjë pjesë të një diskutimi të hapur dhe transparent me opozitën, shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010