E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e 2010-ës Barnat e rimbursueshme, 17 ilaçet e reja për pensionistët

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qeveria miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2010-të. Sipas ISKSH-së lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja nga të cilat disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike duke krijuar mundësinë e një dozimi më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët. Përfitues nga këto barna janë kryesisht fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët. “Këto barna përdoren për mjekimin e anemisë në insuficiencën renale kronike; diabetit, sëmundjeve pulmonare (të mushkërive) apo dhe të CA(kancer). Kjo listë do të kushtojë rreth 5.5 miliardë lek të reja për një vit, nga të cilat barnat e reja kushtojne 131 milione lekë. Sa i takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve,” shprehet drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.” Më tej Hana vuri theksin tek përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. “Barnat: Dydrogersterone për çregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja”, tha drejtoresha e ISKSH-së. Formë-doza të reja të barnave të listës të cilat përmirësojnë cilësinë shërbimit janë: Multienzime 25000UI; Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mg; 120mg; 150 mcg dhe 200mcg/03ml pre-filled syr, Dexamethason sodium phosphate 4mg/ml-1 ml amp; Mycophenolate mofetil 500mg; Budesonide 200mcg; 400mcg*60 cacs inh. Këto barna kanë kompliancë më të mirë dhe përdorim më të përshtatshëm për të sëmurët kronikë. Ndërkohë lista e re e 2010-ës përmban edhe alternativa mjekuese dhe kombinime të reja për trajtimin e sëmundjeve më të përhapura. Në këtë grup përfshihen barna me veprim antikoagulante Ëarfarine 1 mg, Antibiotik me përdorim pediatrik Cefixime 100mg/5ml-100ml, antinfektiv dhe antiseptik gjinekollogjike si Fenticonazole 600mg si dhe Insulinë glulisine 100UI/3 ml si një insulinë e re analoge duke e plotësuar më mirë këtë grup barnash. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë në këtë listë të 2010-ës, disa kombinime barnash me përdorim kryesisht në pneumologji dhe gjinekologji, të cilat realizojnë mundësi më të mira të mjekimit për sëmundjet respiratore dhe gjinekologjike. Ankesat për listën e barnave të rimbursueshme janë vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga shoqata e pensionistëve, të cilët kërkojnë më shumë cilësi dhe barna. Çdo vit pensionistët janë ankuar për shkak të cilësisë së dobët të barnave që u janë rimbursuar. Sipas tyre, në listën e rimbursimeve janë barnat që janë më të lira dhe që japin më pak efekt për kurimin e sëmundjeve. Për këtë arsye, ata ankohen se nuk u japin efekt barnat e marra nga rimbursimi dhe shpeshherë detyrohen të blejnë barna të tjera të së njëjtës familje, por më cilësore dhe me një kosto më të lartë.

Lista me 17 barnat e reja

1. Warfarine 1 mg,(Barna me veprim antikoagulante);(Antianemikët (4formë-doza të të njëjtit bar)
2. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mcg/03ml pre-filled syr,
3. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 120mcg/03ml pre-filled syr
4 . Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 150mcg/03ml pre-filled syr
5. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 200mcg/03ml pre-filled syr
6. Cefixime 100mg/5ml-100ml (Antibiotik me perdorim pediatrik) ;(Barna antinfektive dhe antiseptike gjinekologjike)
7. Fenticonazole 600mg ovule,
8. Metronidazole+Neomicine+Nystatine(500mg+65000UI+100000UI)ovule
9. Multienzime 25000UI (Enzimat)
10. Insuline Glulisine 100 N.Nj – 3ml (Antidiabetiket)
11. Dexamethason sodium phosphate 4mg/ml-1 ml amp (Kortikosteroidet sistemike)
12. Mycophenolate mofetil 500mg (Imunosupresivet)
13. Budesonide 200mcg -60 caps inh(Antiasmatiket)
14. Budesonide400mcg -60 caps inh
15. Budesonide+ Formoterol 320mcg/9mcg inh
16. Dydrogesterone 10mg tabl
17. Travaprost+Timolol 40mcg+5mg/1ml- 2.5ml fl ( Barnat oftalmike)

Ky lajm është publikuar: 25/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›