APKE: “Fund krizës, komision hetimor urgjent, për zgjedhjet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Një ditë pas përfundimit të vizitës së delegacionit të saj në Tiranë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës publikoi një deklaratë për Shqipërinë ku bën thirrje për zgjidhjen e krizës. “Mungesa e dialogut parlamentar dëmton funksionimin e demokracisë dhe të institucioneve. Asambleja përgëzon dhe inkurajon Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, për rolin e tij në zhvillimin e negociatave”,- thuhet në deklaratë. Sipas saj, APKE, kërkon që urgjentisht të ngrihet një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Delegacioni i mbërritur nga Strasburgu kërkoi edhe të martën në mbyllje të misionit në Tiranë, zgjidhjen e krizës, me kthimin e opozitës në Kuvend dhe krijimin e një komisioni hetimor me shumicë efektive nga opozita, për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010