Kriteret për konkursin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar
Tashmë vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit për arsimin parauniversitar duhet se do të jenë më të mirëmenduara, e për pasojë edhe më efikase. Së shpejti Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave do të ndihmohen në punën për zhvillimin e arsimit parauniversitar nga një këshill i posaçëm. Konkursi për 13 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar do të zhvillohet në datën 25 shtator në Ministrinë e Arsimit. Kjo e fundit bën të ditur kriteret profesionale dhe procedurat e konkursit, ku ekspertët do të zgjidhen me konkurrim publik. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për të marrë pjesë në këtë konkurs ka qenë data 20 shtator 2008. Anëtarët ekspertë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar do të jenë figura të njohura për kontributin në fushën e arsimit dhe shkencës, të zotërojnë së paku Diplomë të Nivelit të Dytë dhe të Nivelit të Dytë të Integruar dhe të kenë njohje të mirë të përvojës ndërkombëtare në fushën e arsimit parauniversitar. Këta anëtarë do të përzgjidhen me konkurrim publik, nga një komision i ngritur në Ministrinë e Arsimit. Komisioni do të përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Një përfaqësues i Këshillit të Ministrave; një përfaqësues i MASH-it; një përfaqësues i Këshilli Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional. Ndërsa kriteret profesionale të përzgjedhjes janë si më poshtë: Diploma; Titulli, grada shkencore; Kualifikimet pasuniversitare të certifikuara; Botimet (libra, monografi, artikuj) etj.; Punësimi. Konkursi të bëhet me 25 shtator 2008, nëpërmjet dosjeve të dorëzuara brenda datës 20 shtator 2008. Komisioni i përzgjedhjes, pasi shqyrton plotësimin e kritereve profesionalë rendit në një listë kandidatët sipas pikëve të fituara. Këshilli i Ministrave cakton në detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, trembëdhjetë nga kandidatët e klasifikuar. Anëtarët ekspertë zgjidhen për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Detyrat e Këshillit
Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar është organ këshillimor i Ministrisë së Arsimit dhe i Këshillit të Ministrave për politikat e zhvillimit të arsimit parauniversitar.
Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar këshillon, formulon mendime dhe propozime për:
Hartimin e strategjive dhe të programeve kombëtare për arsimin parauniversitar, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore;
Reformën e kurrikulave dhe të teksteve për arsimin parauniversitar;
Projektbuxhetin e parashikuar për arsimin parauniversitar dhe metodologjinë e shpërndarjes së tij;
Standardet për vlerësimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;
Zhvillimin e politikave të veçanta, të kërkuara nga Ministri i Arsimit dhe rrugët e financimit të tyre.
Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Përbërja e Komisionit të Përzgjedhjes
Një përfaqësues i Këshillit të Ministrave
Një përfaqësues i MASH-it
Një përfaqësues i Këshilli Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional
Kriteret profesionale të përzgjedhjes
Diploma
Titulli, grada shkencore
Kualifikimet pasuniversitare të certifikuara
Botimet (libra, monografi, artikuj) etj.
Punësimi
23 Shtator 2008