Kriteret për privatizimin e shtëpisë falas

19/05/2005 Komisioni i Ekonomisë miraton draftin për apartamentet e blera nga Enti i Banesave
Shteti do të dhurojë deri në 740 mijë lekë për familjet në nevojë
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për privatizimin e apartamenteve të ndërtuara ose të blera nga enti i banesave, dhe të objekteve të zëna para vitit 1993. Në projektligj është parashikuar që 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, këshilli i Komunës apo i Bashkisë do të përcaktojë se cilat familje e përfitojnë falas apartamentin e tyre. Sipas propozimit të bërë, çmimi i privatizimit të këtyre ndërtesave do të jetë ai i përcaktuar në ligjin e vitit 1992, duke i shtuar indeksin e rritjes së çmimeve. Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 2100 familje. Ligji do të ketë efekt veprimi deri më 31 dhjetor të vitit 2006.
Përfituesit
"Familjet e pastreha, që banojnë në objektet e ndërtuara ose të blera nga enti kombëtar i banesave, familjet e pastreha, që do të strehohen në objektet e prokuruara ose të blera nga tregu me fondet e shtetit të vitit 2005 dhe familjet që nuk kanë statusin e të pastrehut, por që kanë zënë ndërtesat para hyrjes në fuqi të ligjit 9232 datë 13. 5. 2004", do të përfitojnë nga drafti i miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe që do të kalojë për votim në seancën e ditës së premte. Familjet e pastreha, që banojnë në apartamentet e blera nga shteti, do të përfitojnë dhe një kontribut falas, që do të përcaktohet nga numri i anëtarëve të familjes, periudha që ata banojnë në apartamentin në fjalë si dhe të ardhurat që ata kanë për frymë. Shuma e përfituar nuk mund të jetë më shumë se 740 mijë lekë. Familjeve të pastreha do i jepet e drejta e privatizimit për 9-11 m2 për frymë. Sipërfaqet e tepërta do të paguhen në mënyrë të menjëhershme, ose me këste për 5 vjet, me një interes 3 për qind. Familjet që kanë një anëtar të verbër përfitojnë 14 m2 shtesë.
Privatizimi falas
Për familjet që kanë lidhur kontratë me entin e banesave, që nuk u është njohur e drejta e përfitimit, Këshilli i Komunës brenda gjashtë muajve nga miratimi i ligjit duhet të miratojë listën e familjeve që përfitojnë apartamentin falas. Për këtë duhet të paraqiten disa dokumente. Falas përfiton ajo familje që "nuk ka përfituar nga ligji për tokën, nuk ushtron veprimtari ekonomike dhe nuk është subjekt i taksës mbi vlerën e shtuar, apo nuk zotëron kapital, me vlerë më të madhe se dyfishi i vlerës së banesës ku është strehuar prej entit të banesave dhe nuk ka në pronësi banesë, sipërfaqja e banimit të së cilës i korrespondon normës 9-11 m2 për frymë". Në rastet, kur shuma e përfitimit të kontributit e dhënë nga këshilli i komunës apo i bashkisë është e njëjtë me atë që detyrohet familja, enti mbyll dokumentet e borxhit dhe kalon apartamentin në pronësi të familjes.
Nesër debatohet drafti
Parlamentarët do të shqyrtojnë në seancën e fundit të legjislaturës draftin për privatizimin e ndërtesave shtetërore. Në këtë projektligj është përfshirë dhe mundësia e privatizimit të apartamenteve të ish-pronarëve. Burimet pranë partive të opozitës kanë bërë të ditur se do të kërkojnë heqjen e këtij neni, pasi shteti nuk ka të drejtë që të tjetërsojë banesat e pronarëve. Për këtë do të kërkohen sqarime nga ekspertët përkatës, ndërsa është vlerësuar se është e padrejtë që banorët në shtëpitë e pronarëve të kenë të drejtën e blerjes aq më shumë me çmime tepër të ulëta. Gjithsesi do të jetë vota e shumicës së deputetëve që do të përcaktojë ndryshimin apo miratimin në tërësi të projektit.