Tri punishte alkoolike në ndjekje penale
19/05/2005 I denoncon Policia Tatimore
Korçë - Për tre subjekte private, të cilat ushtronin aktivitet ilegal për prodhimin e pijeve alkoolike, është denoncuar në Prokurorinë e Korçës, nga ana e Policisë Tatimore. Ndërkohë, prokuroria ka nisur procedurat penale ndaj tyre dhe pritet deri arrestimi i ndonjë pronari. Një fakt i tillë u bë i ditur për gazetën “Metropol” nga përgjegjësi i zyrës së Policisë Tatimore, Astrit Pina, i cili sqaroi se, ditën e mërkurë, pas një survejimi nga ana e Policisë Tatimore, është bërë e mundur kapja në flagrancë e tre subjekteve private në prodhimin e pijeve alkoolike. Këto subjekte, tha Pina, u gjetën të paliçensuara, dhe të padeklaruara në Degën e Tatim-Taksave. Për këtë arsye u bë bllokimi i aktivitetit të tyre, sekuestrimi i mallit, si pije alkoolike, arka me etiketime të ndryshme, esencë, kafe dhe cigare, të cilat u çuan te rezervat e shtetit. Gjithsej sasia e sekuestruar e pijeve alkoolike ka shkuar në 3110 litra, kjo jo vetëm nga tre subjektet e denoncuara. Ndërkaq, Pina vuri në dukje se kontrolli i akcizës ka qenë në aktivitet të plotë që nga fillimi i këtij viti dhe deri tani. Ky kontroll ushtron aktivitet të pandërprerë mbi të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë rajon, përveç Pogradecit, i cili ka degë të veçantë të tatim- taksave. Grupi i kontrollit për mallrat e akcizës ka qenë i pranishëm në 500 subjekte private, duke përfshirë këtu edhe kontrollet e ushtruara në bashkinë e Maliqit, të Ersekës dhe në atë të Bilishtit. “Megjithatë, tha Pina, është e patolerueshme prodhimi i pijeve në mënyrë ilegale nëpër bodrumet e banesave, të cilat jo vetëm që janë të paliçensuara dhe të padeklaruara, por në të njëjtën kohë, këto subjekte nxjerrin në treg pije të tilla që mund të jenë të pasigurta për jetën e njerëzve”.