Kriteret për tu bërë agjent sekret
“Qendra Shqiptare e Studimeve të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar” (QSLKTKO) është një organizatë joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit shqiptar, me seli në Tiranë dhe me përfaqësi në disa rrethe të vendit. Për gazetën “Shqip” ka qenë e pamundur të kontaktohej me krerët e qendrës, pasi nga tre numra telefoni që janë publikuar nga organizata, dy janë jashtë funksionit, ndërsa i treti i përket një personi që pretendon se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizatë. QSLKTKO, sipas themeluesve të saj, është një bashkim vullnetar ekspertësh me përvojë e të përkushtuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe idealeve të demokracisë. Misioni i saj është nxitja e nismave, studimi i prirjeve, ofrimi i rekomandimeve për hartimin dhe implementimin e strategjive të parandalimit të krimit në shoqërinë shqiptare, duke garantuar asistencë të kualifikuar. Në faqen zyrtare të qendrës në fjalë janë publikuar edhe kriteret e anëtarësimit, që u përngjajnë kritereve që duhen për të bërë punën e një agjenti sekret. Kështu, kandidati për anëtar duhet “të ketë kaluar me sukses testet profesionale dhe të manifestojë garancitë e ndërgjegjshmërisë; të dëshmojë përsosje profesionale, të mbajë sekretin profesional dhe të ruajë konfidencialitetin; t’u nënshtrohet me vullnet verifikimeve dhe të informojë me përpikmëri për të gjitha problemet; të jetë i gatshëm të punojë e të veprojë në kushte që kërkojnë trimëri, guxim dhe besnikëri profesionale.
#