E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteri, 2/3 e pedagogeve te jene te qendrueshem

Sipas kreut te qeverise, nje tjeter kriter i rendesishem, i percaktuar nga Ministria e Arsimit, pervec logjistikes, do te jete edhe stafi akademik konstant i universiteteve, ku ne cdo kerkese per hapjen e nje universiteti te ri, 2/3 e pedagogeve te tij duhet te jene permanente. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave, Berisha deklaroi se universitetet nuk mund te behen me pedagoge udhetare, qe udhetojne nga nje universitet ne tjetrin. "Universiteti do te hapet vetem kur te plotesohen standardet e vendosura, ne rast te kundert, nuk do te lejohet hapja e tij. Ne te gjitha sherbimet, qeveria ka dhe do te kete vetem nje te drejte, standardin, sepse me te ne mbrojme interesin e qytetarit. Per te tjerat duhet te jete shpirti me liberal i mundshem", tha kryetari i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›