MASH: Koeficient 1,3 per anglishten ne cdo dege
Ministria e Arsimit dhe e Shkences u ka kerkuar dje qe te gjitha fakultetet ne te 11 universitetet e vendit, te vendosin koeficientin maksimal, 1,3 per lenden me zgjedhje te anglishtes, per cdo dege. Ne gje e tille eshte deklaruar gjate vizites se djeshme te ministrit te Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, ne Universitetin Politeknik. Ne pergjithesi, duket se Ministria e Arsimit eshte dakord me koeficientet qe ka propozuar Universiteti i Tiranes, dy dite me pare, vecse propozohet qe anglishtja te kete perparesi. Kjo, ne kuader te nismes "Shqiperia Anglofone", duke pasur parasysh faktin se integrimi i te diplomuarve shqiptare ne tregun global te punes, te jete me i lehte dhe i mundur per me teper.
Fakulteti i Ekonomise ka propozuar qe lenda me detyrim e Matematikes te kete koeficientin me te larte, 1,3, per vete lidhjen e kesaj lende me specifiken e Fakultetit te Ekonomise. Ndersa letersia, eshte propozuar qe te kete koeficientin 1. Per sa u perket koeficienteve te lendeve me zgjedhje, logjika e ndjekur ka qene pikerisht edhe ajo qe eshte ndjekur per Ekonomikun. Ne deget me profil shoqeror, koeficienti eshte me i larte, pikerisht per lendet shoqerore. Ndersa per lendet shkencore, koeficienti eshte 1. Shembull tipik eshte Fakulteti i Drejtesise. Per lendet Fizike, Kimi dhe Biologji, ky fakultet ka vendosur koeficientin minimal 1, ndersa per te gjitha lendet e tjera, koeficientin 1,3. Fakulteti i Ekonomise ka vendosur koeficientin maksimal 1,3 per lendet Kimi, Fizike dhe Biologji, ndersa per te gjitha te tjerat, koeficientin minimal. E njejta gje ndodh edhe me Fakultetin e Shkencave te Natyres, e cila ka ndjekur kete logjike.