E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e shkollimit, rritje me 5 mije leke

Studentet duhet ta paguajne me shtrenjte arsimimin per vitin e ardhshem akademik. Kjo, nese miratohen propozimet e reja te disa fakulteteve te Universitetit te Tiranes. Keshtu, Fakulteti i Shkencave Sociale, Juridikut dhe Infermierise, kane kerkuar nje rritje ne masen 5 mije leke te tarifes vjetore te shkollimit. Pakenaqesia ne lidhje me keto propozime ka qene e menjehershme. Ata kane deklaruar se nje rritje e tille do te ishte e palogjikshme dhe, per me teper, e paperballueshme per xhepin e tyre.
Studentet e Fakultetit te Drejtesise do te jene edhe me te prekurit ne rast se aplikohen tarifat e reja. Keshtu, nga 30 mije leke qe paguajne aktualisht juristet e ardhshem, tarifa e shkollimit per vitet e para pritet qe te shkoje ne 35 mije leke. Gjithashtu, nje vlere te tille pritet qe te paguajne edhe studentet e viteve te para te Fakultetit te Shkencave te Natyres. Rritje, po ne masen 5 mije leke, ka kerkuar edhe dekani i Fakultetit te Infermierise. Keshtu, nga 25 mije leke qe eshte aktualisht kjo tarife, per vitin akademik 2008-2009 pritet qe te shkoje ne 30 mije leke. Pakenaqesia nga ana e studenteve ka qene e dukshme. "Nuk e perballojme dot ne shifer te tille. Per me teper nuk e dime se ne funksion te cilit sherbim do te shkoje kjo rritje", ka deklaruar ata.
Me te pakenaqurit duket se kane qene studentet e vitit te pare te Fakultetit te Shkencave Sociale. Edhe para nje muaji, ata kane protestuar kunder tarifes prej 30 mije lekesh te reja qe duhet t'i paguajne fakultetit si takse vjetore. Ata kane paralajmeruar se do te hidhen serish ne protesta, ashtu sic bene me 22 dhe 23 janar te ketij viti. "Nuk marrim asnje sherbim ekstra ne shkembim te ketyre parave qe japim. As internet nuk kemi, as bibliotekat nuk na bejne pune", kane deklaruar studentet e viteve te para dhe te dyta te Shkencat Sociale. Ata kane shtuar se shpenzimet jane shume te larta, po te kihet parasysh edhe blerja e librave, sherbimet kancelarike, konvikti etj. Kesisoj, ata kerkojne me ngulm rishikim te tarifes vjetore te shkollimit. Keto mesohet se kane qene fakultetet qe kane kerkuar rritje te tarifes se shkollimit, ndersa fakultetet e tjera nuk e kane pare te arsyeshme ta rrisin masen e detyrimit vjetor per studentet e viteve te para dhe te dyta.

Sa rritet tarifa e shkollimit:
Fakulteti i Shkencave Sociale:
Eshte 30 mije leke
Behet 35 mije leke

Fakulteti i Drejtesise:
Eshte 30 mije leke
Behet 35 mije leke

Fakulteti i Infermierise
Eshte 25 mije leke
Behet 30 mije leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›