E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër, Dita e Diversitetit Kulturor

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor festohet praktikisht në gjithë botën, që nga nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s për Diversitetin Kulturor, në një nga rezolutat e saj e shpalli 21 Majin si dita në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe të jetuarit së bashku. Përmes kësaj dite, UNESCO dhe vendet anëtare të saj vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit dhe e konsideron ruajtjen e saj si një imperativë konkretet dhe etike të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor. Ndërsa bota e djeshme e kishte vënë theksin në ndryshimet e saj, zhvillimet e sotme janë drejt unifikimit dhe te shkuarit drejt një drejtimi. Për të theksuar karakterin fondamental të identitetit tonë kolektiv dhe individual, kultura është mjeti i pashoq për ta përcjellë në mënyrën e duhur këtë mesazh. Kjo ditë përkon edhe me shpalljen e vitit 2010 si Viti i Përafrimit të Kulturave. Aktiviteti që zhvillohet në Shqipëri, i pari i këtij lloji, synon të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare, duke risjellë edhe një herë atë që shprehet në konventën e kësaj të fundit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me rastin e kësaj dite, organizon promovimin e librit të financuar me fondet e saj Agoj Album pianistik mbi motive popullore shqiptare. Ky botim i paraprin një sërë masave ligjore që MTKRS po ndërmerr në zbatim të Konventës së Diversitetit të Shprehive Kulturore, shtet anëtar i së cilës Shqipëria është që në nëntor të vitit 2006. Promovimi i librit më 21 maj në sallën e MTKRS-së, Tefta Tashko, ora 10:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›