Kritika Kapllanit, humbi shumë raste
Edhe pse ka qenë autori i një goli për skuadrën e tij të premten, Edmond Kapllani ka përfunduar sërish në shënjestrën e mediave lokale, të cilat nuk i kanë kursyer kritikat ndaj sulmuesit shqiptar. Shkak për këtë është bërë pikërisht humbja 2-3 e Tuz Koblencit në ndeshjen në transfertë ndaj vendasve të Union Berlin, gjë që ka stimuluar edhe një analizë të detajuar të lojës së Kapllani&Co. Sipas shtypit gjerman, një pjesë e fajit në këtë humbje është edhe e sulmuesit shqiptar. Ai vërtet shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 34-t, por humbi edhe disa raste të tjera të mira, të cilat e zbehin disi paraqitjen e tij. Për momentin, Tus Koblenc renditen në zonën e ftohtë të renditjes së Bundesliga 2. Megjithatë vetë Kapllani, i cili ka shënuar dy gola për këtë skuadër, thekson se rënia nga kategoria do të shmanget: “Ne kemi besim te vetja, se do të mund të shpëtojmë”.
#