Kritika për Kinën para Lojërave Olimpike
Dhjetë ditë përpara hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka bërë një vlerësim të ashpër lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë.
Grupi krahason periudhën që kur Kinës iu dha e drejta në vitin 2001 për të organizuar Lojërat Olimpike.
Raporti thotë se niveli i respektimit të të drejtave të njeriut është përkeqësuar.
Amnesty tha se kur Lojërat Olimpike iu dhanë Kinës, qeveria premtoi respektimin më të madh të të drejtave të njeriut dhe liri më të madhe për median.
Raporti shton se ka ndodhur e kundërta, aktivitstët për të drejtat e njeriut janë arrestuar, gazetarët janë ndaluar dhe më shumë njerëz janë derguar në kampet e punës.
Roseann Rife është zv/drejtore e programit në Amnesty International foli për përfundimet e raportit.
"Konkluzioni ynë është që në vend që të ketë patur përmirësime, megjithë Lojërat Olimpike ne kemi parë përkeqësim të të drejtave të njeriut për shkak të Lojërave."
Në mënyrë të veçantë, ne kemi parë përndjekje të aktivistëve vendas për të drejtat e njeriut, censurë të meadias dhe rritje të riedukimit përmes punës për të pastruar Pekinin dhe zonat përreth tij, tha zonja Rife.
Pekini nuk ka bërë asnjë reagim deri tani.
Amnesty International akuzon gjithashtu edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se nuk ka folur kundër shtypjeve. (BBC)