Kritika për PDU-në
21/12/2009 Dule
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, gjatë fjalës së tij në kongresin e kësaj partie theksoi se “disa parti në koalicionin e djathtë, të drejtuar nga kryeministri Berisha, janë të mbushura me armiqësi dhe kërkojnë arritjen e disa objektivave fantazmë”. Në këtë mënyrë, sipas tij, kërkesat për zgjidhjen e çështjes çame të shtruara nga aleatët e kryeministrit Berisha nuk janë gjë tjetër veçse metoda joevropiane. “PBDNJ-ja, duke qenë me bindje të qarta europiane, nuk mund të pranonte të ishte në kuadrin e një koalicioni me forca politike në thelbin e programeve të të cilave është armiqësia, e shkuara, të cilat sot e kësaj dite, jashtë ambasadës së BE-së, kërkojnë që të mos eci procesi i integrimit, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të mbështetura në objektiva fantazmë”, - vlerësoi Dule.