E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimi në Laç, 30 nxënës me shenja histerie

 Laç- Tridhjetë nxënës të shkollës së mesme të fshatit Gorre në Laç kanë shfaqur sot çregullime mendore, 26 prej tyre janë shtruar në spitalin e Laçit dhe 4 janë dërguar pwr kurim në Lezhë. Ata ranë dje në kontakt me një qese helmi që është gjetur në korridoret e shkollës. Drejt qytetit të Laçit, ku janë të shtruar fëmijët, është nisur në këto momente një ekip me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë.

Mësohet nga burimet e policisë së Laçit se të gjithë fëmijët me komplikacione janë të gjinisë femërore çka të çon në dyshimin se qesja përmbante fostoksinë. Gjithsesi përgjigja e analziave ende nuk ka dalë. Por nis nga fakti se komplikacione kanë bërë vetëm nxënëset e rëna në kontakt me helmin dyshohet për fostoksinë . Qesja kishte shkronja kineze dhe policia po bën hetime intensive për faktin se si u gjet ky helm në ambientet e shkollës.

Dje u paraqitën në Spital 3 nxënëse dhe dy mësuese të cilat shfaqën shenja helmimi pasi prekën helimin. Ndërsa sot raportohet për 30 persona të paraqitur për ndihmë mjekësore. Me komplikacione akoma më të rënda, çregullime mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›