Qendra e Korçës si zonë e sapodalë nga lufta
23/03/2010 Premtimet e bashkisë për një qendër moderne ende të parealizuara
KORÇE- Qendra e Korçës ose sheshi i saj kryesor që shtrihet që nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit” e shkon deri te Banka Kombëtare Tregtare, për të vijuar sërish nga Katedralja në fjalë në drejtin të Albtelekomit dhe më tej, tashmë i ngjan një zone të sapodalë nga lufta. Gjithë panorama e saj është një pikturë e shkollës absurde, ku askush prej qytetarëve të Korçës nuk do të ishte në gjendje t’i jepte kësaj tabloje ndonjë kuptim, sepse ajo nuk ka asnjë kuptim. Gjetjen e një kuptimi të mundshëm nuk do ta bënte dot as njeriu më i thjeshtë i këtij qyteti dhe as intelektuali më i spikatur i Korçës. Ajo çka prezantohet është mjaft e ndërlikuar. Është një shesh që nis me gropa të panumërta, herë të vendosura në mënyrë simetrike, herë paradoksale, dhe here- herë në vijë të drejtë apo dhe me zigzage, ku që të gjitha së bashku të japin një ide që të bën të mendosh se kjo zonë sapo ka dalë nga lufta. E keqja nuk përfundon këtu, në ditë shiu gropat mbushen me ujë, duke krijuar dhjetëra pellgje të mëdhenj e të vegjël, të cilët vështirësojnë qarkullimin për çdo kalimtar dhe drejtues mjeti. Megjithatë, drejtuesit e Bashkisë Korçë, paradoksalisht qëndrojnë në një heshtje të plotë, duke zhgënjyer çdo ditë e më shumë qytetarët e vet.
Zhgënjimi
Që ditën e parë të ardhjes në pushtet, drejtuesit e kësaj bashkie premtuan se do t’i jepnin Korçës një qendër, e cila do të ruante të gjitha traditat e këtij qyteti, do të kishte një rrugë pedonale, (këmbësore), dhe gjithë qendra e Korçës do të ngjante me një kitarë, pra do të kishte formën e saj, sepse Korça njihet si qyteti i kitarës dhe i serenatave, veç sa më sipër do të kishte rrugë me kangjella dhe lule dhe gjithçka tjetër. Por që nga ajo ditë kanë kaluar shumë ditë, madje dhe vite. Në fillimvitin e ardhshëm do t’u duhet të dalin përsëri në fushatë elektorale, në konkurrim për bashkinë, por qendra e qytetit vazhdon të jetë edhe më keq nga sa e gjetën drejtuesit e sotëm. Thuhet dhe shpeshherë janë bërë mbledhje dhe takime për një plan urbanistik, veçanërisht për qendrën e Korçës, por deri më sot asgjë nuk është konkretizuar. Aktualisht dihet se plani urbanistik i qendrës së Korçës do të realizohet nga një firmë greke në bashkëpunim me një studio izraelite, ose më saktë nga studioja izraelite, “Lerman Architects & Town Planners” dhe nga firma greke, Thymjo Papayanis & Associates”. Këta të fundit janë njohur imtësisht me Korçën, traditat, vlerat, historikun, kulturën e saj, arkitekturën e qytetit, bulevardet dhe sheshet, lulishtet dhe parqet, por që nga dita e takimit të fundit, as grekët dhe as izraelitet nuk janë dukur më. Madje për realizimin e këtij projekti ishin angazhuar 16 specialistë të huaj grek dhe izraelitë. Këta të fundit e kishin pëlqyer mjaft Korçën dhe hodhën idenë se tradicionalja duhej gërshetuar me modernen. Në të vërtetë modernizimi i Korçës ka filluar që nga vitet ‘90 dhe nuk po ndalet as sot e kësaj dite me ndërtime dhjetëkatëshe dhe betone pa fund.
Burim aksidentesh
Pra, edhe pse deri më sot është folur më shumë se çdo gjë tjetër për planin urbanistik të qendrës së qytetit, deri më tani nuk është konkretizuar asgjë. Tashmë gropat në gjithë hapësirën e kësaj qendre janë bërë jo vetëm pengesë për qarkullimin e udhëtarëve, por edhe për drejtuesit e automjeteve. Tashmë kjo qendër po shndërrohet në një burim aksidentesh. Çdo drejtues automjeti shprehet: “Të udhëtosh me makinë në këtë qendër, jo vetëm që është e bezdisshme, e vështirë dhe e rrezikshme, pasi mund të përplasesh me një automjet tjetër ose më keq akoma të aksidentosh ndonjë qytetar, por në të njëjtën kohë vetëm automjeti e di çfarë heq deri sa del nga pjesa qendrore e Korçës”. E njëjta shprehje dëgjohet edhe nga banorët, të cilët çdo mëngjes çojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe shohin me sytë e tyre se si rreziku u qëndron pranë në çdo hap që hedhin. Me sa duket deri në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të ketë një qendër të re të Korçës, deri atëherë kjo pjesë e qytetit do të ngjajë me një zonë të sapodalë nga lufta, ku gropat do të jenë të mbushura vetëm me premtime…