Rama: Së shpejti rikonstruksion sheshit “Skënderbej”
TIRANE-“Së shpejti do të fillojnë punimet në sheshin Skënderbej”, tha sot kreu i Bashkisë së Tiranës në Edi Rama gjatë inpesktimit që i bëri përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të rrugës “Abdi Toptani” në kryeqytet. Rama tha se rikonstruksioni i kësaj rruge është pjese e skemës per perballimin e trafikut.
Kreu i Bashkisë shtoi se “së shpejti, Bashkia do të fillojë punimet në sheshin “Skënderbej” për rivitalizimin e tij. Sheshi do kthehet së shpejti në një kantier pune”.
Ndërkaq nga kreu i Bashkisë së Tiranës nuk janë kursyer akuzat ndaj qeverisë. Sipas Ramës, qeveria po bëhet e shurdhër dhe pengesë për shpronësimet, në kuadër të nisjes së punimeve për Unazën e Vogël në Tiranë. “Por, do ja dalim se jemi mësuar me pengesa dhe jot ë vogla”, theksoi Rama për mediat.
(d.b/BalkanWeb)