E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, banorët e Ana e Malit protestë për dëmshpërblimet

SHKODER-Dëmshpërblimi nga ana e qeverisë për përmbytjet e muajve Janar dhe Shkurt në zonën e nënShkodrës kanë qënë qëllimi i një proteste të banorëve të zonës Ana e Malit sot në mesditë në Shkodër.
“Jemi të pakënaqur me dëmshpërblimet, pasi dëmet kanë qënë shumë herë më të mëdha se vlera që na u caktua nga qeveria”, tha një prej banorëve protestues për TVNews24. Dhjetra banore protestuan para zyrave te Bashkise dhe Prefektures. Banorët madje takuan Prefektin e Shkodrës duke i përsëritur kërkesat për dëmshpërblimin e duhur.

Përmbytjet e muajve të parë të këtij fillim viti shkaktuan dëme të mëdha në zonat e Nënshkodrës. Nga hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve për shkak të tejmbushjes së liqeneve nga reshjet e shiut, u përmbytën rreth 11.400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›