Takimi Topi-Gyl: Turqia ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, nisi dje vizitën zyrtare në Turqi. Topi-Gyl theksojnë nevojën e rritjes së marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi
Eljona Ballhysa
Presidenti turk, Abdullah Gyl, firmosi dje, në prani në presidentit shqiptar, Bamir Topi, Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky gjest është vlerësuar nga presidenti shqiptar, i cili e cilësoi si shenjë të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në Turqi, presidenti Topi, Zonja e Parë Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, u pritën në një ceremoni solemne nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl. Në takimin e zhvilluar në vijim mes dy presidentëve dhe delegacioneve zyrtare të kryesuara prej tyre, u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha fushat, marrëdhënie të cilat burojnë nga miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë. Po kështu u theksua nevoja e rritjes së marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Takimi
Gjatë takimit me presidentin Topi, presidenti turk, Abdullah Gyl, firmosi dekretin e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i cili u miratua një ditë më parë nga Parlamenti turk. Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për këtë ratifikim, i cili dëshmon edhe një herë mbështetjen konkrete të Turqisë për aspiratat integruese të Shqipërisë. Turqia bëhet vendi i nëntë i NATO-s që ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Presidenti Topi dhe presidenti turk, Gyl, shprehën interesimin e përbashkët të shteteve respektive në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së mëtejshme dhe cilësore të bashkëpunimit ekonomik. “Ne inkurajojmë e nxisim më tej numrin e madh të kompanive turke që operojnë me sukses në Shqipëri, për të rritur më tej investimet e tyre në vendin tonë, si dhe bizneset prestigjioze turke dhe përfaqësuesit e tyre, për të investuar në sektorë të ndryshëm dhe të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë sonë, si sistemi bankar, infrastruktura, energjetika, hidrokarburet, turizmi etj.”, - u shpreh presidenti Topi.
Kreu i shtetit turk, nga ana e tij, shprehu edhe një herë dhe siguroi për mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishme të Turqisë për vendin tonë në arritjen e objektivit të tij më të afërt, atë të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, si dhe vuri në pah besimin në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.
Kosova
Temë e bisedës mes dy presidentëve ishte dhe situata në rajonin e Ballkanit. Presidenti Topi ritheksoi bindjen se Kosova e pavarur është tashmë një realitet i ri dhe i pakthyeshëm në rajonin ballkanik dhe se njohja e saj ndërkombëtare është e pandalshme. Po kështu, Topi, duke komentuar planin gjashtë-pikësh të Ban Ki Munit, u shpreh kundër tij, ndërsa theksoi nevojën e vendosjes sa më parë të misionit EULEX në Kosovë. Presidenti Gyl vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan për ruajtjen dhe forcimin e qetësisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin tonë, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për arritjen e aspiratave integruese të mbarë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Topi e ftoi homologun e tij turk për një vizitë zyrtare pranverën e ardhshme në Shqipëri, ftesë e cila u prit dhe u pranua me mjaft kënaqësi nga presidenti Gyl.
27 Nentor 2008