E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, nata e parë e qetë pas 5 ditësh dhunë

Athinë -Pas gjashtë ditësh, në kryeqytetin helen ka kaluar nata e parë e qetë. Protestat e dhunshme urbane kanë përfshirë Greqinë prej ditësh, që në momentin kur policët grek vranë një adoleshent 15-vjeçar, Aleksandros Grigoropulos, vrasje e cila shkaktoi një valë konfrontimesh mes të rinjve dhe policisë. Protestat e dhunshme shkaktuan dëme të mëdha në dyqane, banka dhe ndërtesa zyrtare në Athinë dhe qytete të tjera të vendit.

“Vetëm një incident ndodhi dje në momentin kur të rinjtë po gjuanin me gurë kundër një kompleksi sportiv që i përkiste Minos Kyriakut, i cili është gjithashtu dhe presidenti i Komitetit Olimpik Grek'', deklaruan burimet policore. Në një manifestim tjetër, që u zhvillua dje në mbrëmje në qendër të Selanikut, ku u mblodhën mijëra persona, nuk u pati incidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›