E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 9 të vdekur nga shpërthimi në një minierë

Moskë -Të paktën nëntë persona mbetën të vdekur nga shpërthimi në një minierë në veriperëndim të Rusisë gjatë natës së kaluar. Nga aksidenti i nëntokës, edhe tre të tjerë mbetën të zhdukur, njoftoi sot Ministria ruse e Emergjencave. Ministria bëri të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e shpërthimit.

“Pas shpërthimit, një zjarr përfshiu ambientet e brendshme të minierës, ku gjendeshin 12 punëtorë. Nëntë humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur''-deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Irina Gretskaja.

Media ruse tha se miniera ishte pronë e kompanisë ''Apatit'', e njohur për prodhimin e fosfateve. Pas vitesh të tëra të lëna pas dire, që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, minierat ruse janë shndërruar nga më të rrezikshmet në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›