E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel; Policia arreston 14 terroristë të Al-Kaidës

Bruksel - 14 terroristë të Al Kaidës kanë përfunduar në prangat e policisë belge në Bruksel. Burime policore kanë deklaruar për mediat se një nga të arrestuarit ishte përgatitur për një sulm kamikaz. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe një pamje filmike ku ishte regjistruar mesazhi video që do të transmetohej pas shpërthimit të bombës që do të plaste së bashku me trupin e tij.

Tre prej të arrestuarve janë belgë të cilët sapo janë kthyer nga një kamp trajnimi në Afganistan. Arrestimet janë kryer disa orë para se në Bruksel të filloj samiti i Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›