Liderët e BE-së do miratojnë paketën financiare
Bruksel - Liderët e Bashkimit Evropian në takimin që po mbajnë në Bruksel janë afër arritjes së një marrëveshje për paketën e ndihmës në ekonomi dhe masat kundër ndryshimeve klimatike. Shefat e qeverive të BE-së mund të pajtohen sot për planin 200 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike.
Presidenca franceze e BE-së propozoi një dokument të ri. Ai parasheh mjete shtesë për shtetet anëtare të Evropës Lindore në mënyrë që ato të jenë në gjendje të modernizojnë termocentralet e tyre të vjetëra. Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli edhe njëherë për të drejta ndotjeje falas për ekonominë gjermane kimike dhe të metalurgjisë. Vende si Gjermania, Polonia, Italia, duan që të mos futen norma strikte për ekonominë. Bashkimi Evropian synon reduktimin e emetimit të gazrave karbonike me 1/5 deri në vitin 2020. Vetë Merkel në Bruksel është shprehur: "Ne duam pikërisht këtë që të arrijmë objektivat për klimën, për të cilat kemi rënë dakord edhe gjatë presidencës gjermane, pa ndryshime, duam të them pra qartë reduktimin 20% të emetimit të gazrave karbonikë duke filluar nga 1990 deri në 2020".