Vdes polici i aksidentuar
Elbasan
Humb jetën oficeri i policisë së Elbasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident automobilistik tre ditë më parë. Bexhet Agolli humbi jetën dje në Spital Ushtarak në Tiranë. 55-vjeçari, i cili punonte në sallën operative të policisë, u aksidentua përgjatë rrugës “ Rinia” shumë pranë konviktit të studentëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Polici po lëvizte me mjetin e tij tip motoçikletë, kur u përplas nga një automjet, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja. Mjekët e spitalit të Elbasanit i dhanë ndihmën e shpejtë dhe më pas e dërguan në Spital Ushtarak për mjekim të specializuar, por gjendja shëndetësore e policit nuk ka ardhur duke u përmirësuar, deri ditën e djeshme, kur mësohet se humbi jetën.
#