Tahiri: Zgjidhja, jo tek ligji organik
Reagimi i parë i ardhur nga opozita ishte nga deputeti, njëherësh nënkryetari i grupit Parlamentar socialist, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se për zgjidhjen e debatit ekzistues zgjidhja nuk ka pse te kërkohet tek hartimi i një ligji për presidentin. Sipas tij, duhet që shumica në pushtet të mësohet të respektojë ligjet në fuqi. Para anëtarësimit të vendit në NATO ishin socialistët ata, të cilët propozuan një ligj organik për kreun e shtetit, duke e argumentuar me kërkesën që vjen nga Kushtetuta e vendit. Për herë te parë, ideja për një ligj për Presidentin u hodh nga socialisti Fatmir Xhafa, i angazhuar para dy vjetësh për kryerjen e reformës ne drejtësi.