E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 25 të vdekur në një aksident rrugor

STAMBOLL- Një kamion u përplas me një mikrobus të mërkurën në juglindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e 25 personave, njoftuan burime zyrtare cituar nga agjencia e shtypit Anadolli.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Salat, në krahinën e Diarbakirit, në rrugën që lidh Diarbakirin me qytetin fqinj të Batmanit, mes një kamioni që transportonte tulla dhe një mikrobusi, njoftoi guvernatori i Diarbakirit, Mustafa Toprak, sipas agjencisë Anadolli.

"Njëzet e katër vetë vdiqën në vendin e aksidentit, ndërsa një tjetër vdiq në spitalin e Batmanit ku e kishin transportuar", deklaroi Toprak, cituar nga agjencia. Guvernatori foli edhe për 16 të plagosur.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›