Shkup, Partitë takohen sot për Kodin Zgjedhor
SHKUP- Në Shkup liderët e partive kryesore do të mblidhen sërish sot për të diskutuar për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe propozimit për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e cenzusit për zgjedhje të presidentit të shtetit”. Agjencia e lajmeve në Maqedoni "Ina" njoftoi se ftesa është bërë nga kryeministri Nikolla Gruevskit dhe i është drejtuar tri partive më të mëdha parlamentare, LSDM, BDI dhe PDSH. Takimi do të zhvillohet sot pasdite rreth orës 18 në Klubin e deputetëve. Nuk dihet nëse Partia Demokratike Shqiptare do të marrë pjesë në këtë takim pasi në takimin që u organizua dje për të arritur në një marrëveshje për cështjen e emrit PDSH mungoi.
(s.g/BalkanWeb)