E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa sigurie për protestën e PS-së

Policia e Tiranës do të jetë në gatishmëri për demostratën paqësore të Partisë Socialiste në datën 18 shkurt. Policia ka hartuar një plan masash për të bërë të mundur mbarëvajtjen e kësaj demonstrate paqësore dhe moskrijimin e asnjë incidenti.

Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se policia e rendit do të ketë një bashkëpunim edhe me policinë rrugore për të bërë të mundur mosbllokimin e akseve kryesore të Tiranës dhe moskrimijimi i trafikut në kryeqytetit.

Ndërkohë në policinë e kryeqytetit Partia Socialiste ka dorëzuar edhe kërkesën për demostratën paqësore të datës 18 shkurt. Dhe sipas burimeve kjo demostratë sipas kërkesës së PS do të nis në orën 16.00 dhe nuk ka një orar fiks se kur do të përfundojë.

Ndërsa do të jetë të bllokuara ditën e premte vetëm bulevardi “Dëshmorët e kombit” aty ku edhe do të mblidhen protestuesit si dhe një pjesë e rrugës së Kavajës.

Por një prezencë të policisë do të jetë edhe në qendrat ku janë planifikuar të mblidhen qytetarët e ardhur nga rrethet. Në rrugën e Elbasanit, në stadiumin “Dinamo” si dhe në zonën e “Zogut të zi” apo edhe tek stacioni i Trenit si dhe të pallati me Shigjeta ku do të mblidhen protestuesit.

Këta të fundit më pas do të shoqërohen nga punonjës të policisë së rendit. Por gjatë këtij itenerari ku ata do të mbërrijnë deri në bulevardin “Dëshmorët e kombit” policia rrugore do të përpiqet që ata të mos bllokojnë rrugën plotësisht por të kenë mundësi automjetet të lëvizin.

Gjithashtu punonjës të policisë do të ketë në çdo rrugë kryesore dhe në çdo institucion shtetëro. Prezenca e uniformave blu nuk do të mungojë as në ambasadat apo edhe rezidencat e huaja. Ndërkohë që një numër i madh i punonjësish të policisë rrugore do të jenë në çdo kryqëzim kryesor të Tiranës. Ndërsa do të ketë një numër të madh postoblloqesh në hyrje të Tiranës dhe kontrolle të imtësishme të automjeteve që do të hyjnë në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›