E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Meta Suksesi i opozites bllokimi i integrimit ne BE

Kryetari i LSI-se Ilir Meta e cilesoi dje te vonuar oferten e PS-se per te zgjidhur ngercin politik. Duke folur ne mbledhjen e kryesise se LSI-se Meta tha se permes ofertes se fundit per hetimin e zgjedhjeve PS-ja kerkon vetem te heqe pergjegjesine e saj nga mosdhenia e statusit te vendit kandidat per Shqiperine.
Kemi nje iniciative vetem dy dite pas ketyre vendimeve nga ana e kryetarit aktual te Partise Socialiste per gjoja zhbllokimin e situates permes nje oferte te re e cila ende nuk eshte formalizuar sipas te gjitha procedurave parlamentare per ndertimin e nje komisioni hetimor parlamentar duke e bere te qarte qe kjo eshte ne kuadrin e shmangies se pergjegjesive per nje dem krejtesisht te pamerituar qe iu be vendit dhe proceseve integruese. Natyrisht qe ishte nje reagim tejet i vonuar pasi ky reagim mund te eshte bere edhe nje vit me pare edhe dy muaj me pare se te merreshin keto vendime u shpreh Meta. Duke deklaruar se refuzimi i statusit kandidat per Shqiperine nga BE-ja eshte pasoje e ngercit politik Meta u shpreh se Rama po demton vendin per interesa egoiste. Rama bllokoi statusin por nuk bllokoi dot liberalizimin e vizave tha Meta. Ngerci politik eshte pergjegjesi e liderit te opozites i cili ka refuzuar ofertat me te mira te bera nga mazhoranca. Oferta e tij e re u be per te shmangur pergjegjesite por eshte nje veprim i vonuar eshte shprehur Meta. Kreu i LSI-se i cilesoi akuzat qe behen ne drejtim te perfaqesuesve te saj ne qeveri nje fushate shpifjesh dhe denigrimesh kunder Levizjes Socialiste per Integrim. Nuk mundet te bjere ministri i Shendetesise ne nivelin e karagjozeve qe nxjerr Edi Rama per te shfokusuar ate nga pergjegjesite shume te medha qe ai po kryen ne reformat ne kete sektor teper te delikat dhe te ndjeshem per te gjithe qytetaret shqiptare. Keni degjuar edhe sulme edhe shpifje ndaj meje dhe pasurive te mia qe leshojne karafilat e Edi Rames u shpreh Meta. Kryesia e LSI-se ka hapur dje dhe garen per drejtuesit e kesaj partie ne deget prane cdo njesie bashkiake te Tiranes. Kryesia miratoi Edmond Panaritin per njesine nr. 1 Elez Gjozen ne njesine nr. 2 Muharrem Berishen ne njesine nr. 3 Besjan Peshen ne njesine nr. 4 Petrit Vasilin ne njesine nr. 5 Arben Terpollarin ne njesine nr. 6 Sokol Dervishajn ne njesine nr. 7 Dritan Yllin ne njesine nr. 8 Saimir Ivzikun ne njesine nr. 9 Gjergji Thomain ne njesine nr. 10 dhe Engjell Zeqon ne njesia Nr. 11. a.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›