Rama Po u rrezua rezoluta nisme per shkarkimin e Topallit
Kete deklarate Rama e beri gjate emisionit Top Story me gazetarin Sokol Bala. Gjithashtu Rama i dha pergjigje dhe akuzave te kryeministrit per veshjen e tij por dhe ndaj pergjegjesive te bashkise se Tiranes ne kolapsin e trafikut te para disa diteve.
Ky mocion do te shoqerohet me nje nisme per shkarkim e Jozefina Topallit
Me kete mocion ne kerkojme ti japim nje mundesi te madhe reflektimi Sali Berishes i cili ka deshtuar dhe
duhet te shikoje drejt e ne sy kete te vertete te madhe pa iu trembur sic i trembet kutive te mbyllura dhe te vertetes qe fshihet ne to. Sigurisht qe miratimi i kesaj rezolute do te ishte shprehje e nje vullneti qe u duhet shqiptareve te djathte dhe te majte qe duan te jetojne pak me mire ne kete vend.
Prape nuk miu pergjigjet pyetjes. Do te kete procedure shkarkimi per kryetaren e Kuvendit nuk do te ishte me e ndershme qe te kerkonit mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit
Per ta sqaruar kete ekuivok te panevojshem dua te them se nuk ka si term mocion per kryetaren e Kuvendit por ka nje nisme per shkarkim. Mocioni per debat eshte fillimi i nje procesi qe pa asnje dyshim do te shoqerohet me nisme per shkarkim ne rast se gjithcka qe ne ngreme dhe kjo rezolute qe ne propozojme nuk do te pranohet si shprehje e vullnetit te paleve.
Pse i hyni shkarkimit kur ju nuk i keni numrat ne Parlament
Opozita ne traditen europiane se ciles i perkasim dhe e shohim si piken tone te referimit bejne mocione mosbesimi per qeverine dhe nisma nga me te ndryshmet te cilat ne 95 te rasteve nuk perfundojne me nje fitore aritmetike por jane akte politike qe shprehin detyrimin e opozites ndaj popullit per te vene ne dukje e per te vendosur ne fokusin e publikut nje problem apo nje person te vecante. Ne nuk kemi asnje problem me aritmetiken. Zonjes Topalli i jane bere me pare dy mocione mosbesimi te cilat me paturpesi publike spikerja e Kuvendit i konsideron te pamoralshme nderkohe qe si nje drejtuese e balancuar ne nje parlament europian do ti konsideronte si shprehje te opozitarizmit ne salle dhe jo vetem qe nuk jemi penduar per ato dy nisma por besojme qe ato dy nisma kane ndihmuar per te nxjerre ne pah dhe ne fokus nje problem te madh qe ky Parlament eshte uzurpuar se populli nuk eshte lene te votoje lirisht.
Kryeministri Berisha sot ju ka akuzuar per veshje shume te shtrenjta. Zoti Rama kepucet i keni me lekure gjarpri
Ketu ka nje spekulim kolosal sic eshte ne traditen e Saliut por degjova cmimin e kemishes dhe ata qe me njohin e dine se kam qene njeri i dhene pas veshjes por kam pasur dramen qe te mos gjeja dot rroba per tu veshur sipas shijes dhe mases. Per kete arsye me eshte dashur te bej here pas here edhe skica per rrobat e mia. Kemishat e mia qe kane terhequr vemendjen e miqve jakat e tyre jane te vizatuara nga une dhe qepen tek rruga Myslym Shyri rrobaqepesi quhet Arjan mbiemrin nuk e kam te fiksuar eshte njeriu qe qep kemishat e mia me te cilat une jam realisht i kenaqur sepse shoh qe terheqin dhe vemendjen e atyre qe takoj jo vetem ketu por edhe jashte. Dhe per ta fiksuar cmimi i kemishes eshte 25 euro.
Edhe kepucet i beni me porosi
Jo per to merret im vella qe kujdeset per mua dhe per veten dhe eshte ndihma ime shume e madhe ne gjetjen e numrave dhe masave sepse kemi te njejtin numer.
Te henen kryeqyteti perjetoi nje situate kolapsi per shkak te trafikut. RD ka ngritur nje pikepyetje qe ju duhet ti pergjigjeni. RD sot ju pyet pse nuk nxoret ne trafikun e bllokuar 380 policet bashkiake diten e hene ashtu sic i nxoret ne vere kur u bllokua sheshi Skenderbej
Qe policia rrugore eshte udhehequr ne rruge te gabuar politikisht nga Ministria e Brendshme kjo nuk mund te fshihet me as nga vete Ministria e Brendshme. Kane ndodhur disa gjera radhazi qe deshmojne kete bllokim p.sh. dhe fikja me celes e semaforit tek rruga e Elbasanit por edhe semaforit tek Kryeministria. elesin e tyre e kane edhe zoterinjte e policise ky eshte nje fakt domethenes. Po i pergjigjem RD-se direkt Policia Bashkiake nuk eshte marre ndonjehere me menaxhimin e levizjes se rrugeve te Tiranes. Ajo eshte marre me menaxhimin e punimeve ne Tirane ne qender te Tiranes dhe ne kantiere te tjera eshte perdorur si suport ne keto punime. Edhe ate dite Policia Bashkiake ka qene aty ku eshte gjithmone tek ato 2-3 pika ku qendron gjithmone tek Banka dhe ne krahun kur kthehesh nga ministrite. Vete prefekti i Tiranes permes nje shkrese qe ka derguar kohe me pare percakton qarte se kush duhet te ishte ate dite ne menaxhimin e trafikut. shte genjeshter se nuk ka 380 police bashkiake Bashkia e Tiranes jane vetem 250 police.
Duhen thene dy fjale per ceshtjen e trafikut. Trafiku ne Tirane paraqet veshtiresi. Ne si bashki kemi bere cfare kemi pasur mundesi. Kemi bere nje strategji te thelle te financuar me ekspertize nderkombetare per rregullimin e qarkullimit. Trafiku ne qytet ka dhe dy faktore te rendesishem ata qe e menaxhojne levizjen ne Tirane policia rrugore qe eshte e varur nga Ministria e Brendshme. Une kam shume respekt per ata njerez qe jane trupa me e diskriminuar dhe realisht me e lene pas dore qe punon ne kushtet me te veshtira por menaxhimi i kesaj force eshte arkaik dhe jo produktiv. Edhe ekspertet nderkombetare e kane shprehur se problemi i trafikut ne Tirane nuk jane akset rrugore. Sot Tirana pa unazen e madhe dhe pa unazen e vogel mund te funksionoje nese plotesohen si duhet menaxhimi i levizjes ne zbatim strikt te ligjit dhe faktori i trete eshte qytetari. Qytetari yne shofer apo kembesor nuk sillet si europian kur duhet te respektoje rregullat e qarkullimit.
Nje bllokim te tille te trafikut e kam pare vetem ne 2002 ne rruget e Kabulit..
Ate dite qytetaret nuk kishin asnje faj sepse bllokimi ishte orkestruar politikisht pasi te nesermen ky bllokim nuk ndodhi per shkak te nxjerrjes ne rruge te policise. Nese ne qytetet europiane sjellja e drejtuesve te mjeteve dhe e qytetareve do te ishte e njejte me ate te qytetareve shqiptare sigurisht do te kete kaos ne trafik.