Aksident, një i vdekur dhe dy në rrezik
Fier
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 të së martës në rrugën nacionale Fier-Ballsh, në fshatin Ofiçinë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur dhe për pasojë 20-vjeçari Xhuljano Begaj ka mbetur i vdekur, ndërkohë që çifti Xhemal dhe Adelina Kanaj, përkatësisht 47 dhe 37 vjeçe është plagosur rëndë. Mësohet se 20-vjeçari që udhëtonte me një makinë “Fiat Bravo” me targa italiane është përplasur me makinën e çiftit Kanaj. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte 20-vjeçari.
#